Gjatë këtij takimi presidentja ka kërkuar mbështetje që liberalizimi i vizave për Kosovën të jetë pjesë e agjendës në muajt në vijim.
Teksa ka theksuar se mosliberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është padrejtësi e madhe.
“Presidentja ka theksuar se mosliberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është padrejtësi e madhe që përveç se ua mohon qytetarëve tanë të drejtën elementare të lirisë së lëvizjes, në të njëjtën kohë e dëmton edhe kredibilitetin e BE-së në gjithë rajonin tonë. Ajo poashtu tha se mosliberalizimi i vizave ka shkaktuar probleme edhe në zbatimin e MSA-së dhe programeve të tjera, në të cilat merr pjesë Kosova”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se Osmani kërkoi përkrahje nga republika çeke edhe sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe dhe më pas në NATO./teve1.info/