TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Escobar e Lajçak sigurojnë se nuk do ketë tensione mes Kosovës e Serbisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Escobar e Lajçak sigurojnë se nuk do ketë tensione mes Kosovës e Serbisë

Presidentja i priti dy emisarët të shoqëruar nga ambasadori amerikan Jefry Hovenier.

Takimi mes tyre u zhvillua brenda dyerve të mbyllura e zgjati më shumë se një orë.

 

E pasi përfunduan takimin me presidenten Escobar e Lajçak vazhduan për kryeministri, ku takuan kreun e ekzekutivit, Albin Kurti.

Takimit të kryeministrit të Kosovës, me të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, dhe emisarit special të BE-së për dialogu, iu  bashkua edhe komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Pasi përfundoi takimet me krerët institucional emisari i SHBA-së tha që është siguruar se me një shtator nuk do të ketë dhunë.

“Mendimi im i vetëm është se unë jam këtu për të dhënë mbështetjen për të gjetur një rrugë përpara për të gjitha këto çështje të vështira. Detajet se si shkojnë përpara janë në të vërtetë për dialogun, por unë doja të sigurohesha që njerëzit të kuptojnë se vizita ime këtu ishte me të vërtetë për të treguar mbështetjen e plotë për dialogun e lehtësuar nga BE. Të dyja palët na kanë siguruar se nuk duan përshkallëzim, nuk duan dhunë më 1 shtator. Pra, tani jemi këtu për t’u siguruar që të gjitha ato dëshira të mira, dhe i gjithë ai optimizëm të përkthehen në një propozim konkret”, tha Escobar.

Kurse Lajçak tha se  këto takime po bëhen për të parandaluar që të përsëriten tensionet, sikurse më 31 korrik.

“Por, mesazhi më i rëndësishëm është se ne jemi këtu së bashku me Gabriel Escobar, para së gjithash për të treguar se uniteti midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara është i plotë dhe nuk mund të jetë më i mirë. Ne po punojmë krah për krah kur është fjala për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe së dyti që komuniteti ndërkombëtar është shumë i shqetësuar për atë që pamë në terren më 31 korrik, dhe presin që ne të gjithë së bashku, negociatorët, lidershipi i Kosovës dhe lidershipi i Serbisë të mos lejojmë që kjo të përsëritet më 31 gusht”, tha Lajçak.

Lajçak tha se shpreson se do gjendet një zgjidhje mes dy palëve.

“Unë jam optimist. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu. Nëse nuk do të besoja se ka një zgjidhje, as që do të vija. Siç thashë, ky ishte një takim i rëndësishëm në thelb dhe i dobishëm, por do të shohim pas këtij takimi, pas kësaj, do të ishte shumë herët për të dhënë ndonjë përfundim në këtë moment, por ishte një takim shumë i mirë”, shtoi ai.

Lajçak e Escobar takuan edhe krerët e partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Të dy emisarët, me 25 gusht do të qëndrojnë në Beograd.

Kronika e gazetarit Shpat Blakçori.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Supremja shpall të paligjshme dy nenet e Udhëzuesve për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike

Supremja shpall të paligjshme dy nenet e Udhëzuesve për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike

Njoftim nga TËVË1

Njoftim nga TËVË1

Disa ushtarë padisin ministrinë, nuk u paguan për orët shtesë

FSK thotë se plagosja e ushtarit ishte aksidentale

Aktakuzë ndaj 7 persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Aktakuzë ndaj 7 persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Broja mungon për disa disa javë

Broja mungon për disa disa javë

Supremja shpall të paligjshme dy nenet e Udhëzuesve për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike

Supremja shpall të paligjshme dy nenet e Udhëzuesve për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike

Zhegrova fiton zemrat e tifozëve bardhezinj, Tudor pritet t’i besojë një fanellë titullari ndaj Veronës

Spalletti beson në Zhegrovën

Njoftim nga TËVË1

Njoftim nga TËVË1

Afër 100 palestinezë kanë vdekur në burgjet izraelite që nga fillimi i luftës në Gaza

Afër 100 palestinezë kanë vdekur në burgjet izraelite që nga fillimi i luftës në Gaza

Disa ushtarë padisin ministrinë, nuk u paguan për orët shtesë

FSK thotë se plagosja e ushtarit ishte aksidentale

Ahmeti uron Shqipërinë për hapjen e të gjithë kapitujve negociues me BE-në

Ahmeti uron Shqipërinë për hapjen e të gjithë kapitujve negociues me BE-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën