Sipas tij, rrëzimi i kësaj qeverie u bë për shkak të marrëveshjes me Kishën Ortodokse serbe që u nënshkrua nga vetë Abazoviq.
“Qeveria e Abazoviq është definuar si qeveri e pakicës për shkak të një marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe që Abazoviq e nënshkroi, pastaj të njëjtën ditë u dorëzua iniciativa për mos besimin e kësaj qeverie nga Partia Demokratike e Socialistëve, Social Demokratët dhe deputeti i Union Demokratik të Shqiptarëve. Sipas të gjithave gjasave, Abazoviq gjatë seancës ku diskutohej për këtë çështje, tha se ndoshta nuk është arsye ajo, por shkaku që kjo të iniciohet”, tha Dukaj në emisionin “Ditari”.
Ndërkaq, Dukaj tha se Abazoviq dhe qeveria e tij tashmë janë duke punuar shumë kundër krimit të organizuar në Mal të Zi.
Marrëveshja Themelore për marrëdhëniet ndërmjet shtetit të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe përmban kryesisht obligimet e shtetit dhe institucioneve ndaj kësaj bashkësie fetare.
Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi i mundësohet eksterritorialiteti i objekteve fetare, hapet mundësia mësimit fetar në shkollat publike, i njihet subjektiviteti për gjashtë shekuj më i gjatë se sa që Kisha Ortodokse Serbe ka në Serbi, i jep asaj kompetenca publike-juridike dhe në disa fusha ia mundëson statusin ligjor të barabartë me institucionet shtetërore.