TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fluksi i pacientëve rrit nevojën për staf, Prishtinës i duhen edhe 100 punëtorë shëndetësorë

by Teve1
12 minuta ago
0
A A
Fluksi i pacientëve rrit nevojën për staf, Prishtinës i duhen edhe 100 punëtorë shëndetësorë

Prishtina ka nevojë për të paktën 100 punëtorë shtesë shëndetësorë për të përballuar fluksin e pacientëve dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve.

Prishtina ka nevojë për të paktën 100 punëtorë shtesë shëndetësorë për të përballuar fluksin e pacientëve dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve.

Ndonëse në kryeqytet jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, numri i mjekëve dhe infermierëve në kujdesin parësor shëndetësor përcaktohet sipas banorëve të regjistruar zyrtarisht. Kjo po krijon vështirësi në ofrimin e shërbimeve, pasi edhe qytetarët që jetojnë në Prishtinë, por nuk figurojnë si banorë të saj, trajtohen në institucionet shëndetësore të kryeqytetit.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka thënë në emisionin “Shëndeti Sot” të KosovaPress se mungesa e stafit mjekësor mbetet sfidë e vazhdueshme, ndërsa financimi dhe numri i punëtorëve përcaktohen në bazë të regjistrimit të popullsisë.

“Komuna e Prishtinës prej pas luftës, gjithmonë ka pasë problem me numrin adekuat të mjekëve dhe infermierëve, për kokë banori që jetojnë në kryeqytet, jo për kokë banori që janë banorë të Prishtinës. Tu e ditë botërisht që në kryeqytet jetojnë një mjaft i madh i qytetarëve të cilët jetojnë në kryeqytet, kanë banesa, mirëpo nuk janë banorëve që nuk janë banorë të Prishtinës, mirëpo këta shërbimet shëndetësore dhe shërbimet e tjera i marrin në institucionet tona, mirëpo ne si kryeqytet nuk marrim fonde dhe nuk marrim numër të mjekëve dhe infermierëve për ata qytetarë të cilët nuk figurojnë, ku jemi mbi 227 mijë banorë. Mirëpo ne e dimë që në kryeqytet jetojnë mbi 300 mijë, e që nuk janë banorë të kryeqytetit”, tha Gashi.

Sipas tij, mungesa e mjekëve familjarë dhe infermierëve po ndikon drejtpërdrejt në kohën që personeli shëndetësor mund t’i kushtojë secilit pacient.

“Neve na duhen minimalisht edhe 100 punëtorë shëndetësor në bazë të statistikave, dhe numrit të shërbimeve dhe vizitave që i ofrojmë, për me pasë mundësi që secili mjek të ketë një kohë të mirë për konsulta të mirëfillta dhe të kërkojmë cilësi, dhe një kualitet shumë më të madh në shërbimet të cilat i ofrojmë. Mirëpo problemi është që me këta që i kemi, nuk mundet që kjo koha që është e nevojshme 10 deri në 15 minuta për një konsultë, sepse një mjek i ka në kohë të ndryshme ndoshta, 50 deri në 60 pacientë brenda një orari që teknikisht, nuk mundet me kushtuar atë kohë”, tha Gashi.

Drejtori i Shëndetësisë bëri të ditur se Komuna e Prishtinës ka kërkuar vazhdimisht që numri i punëtorëve shëndetësorë dhe financimi të përcaktohen në bazë të vizitave dhe shërbimeve të realizuara, e jo vetëm sipas popullsisë së regjistruar.

Megjithatë, sipas tij, ende nuk është arritur një dakordim me nivelin qendror, pasi kriteri ligjor për përcaktimin e numrit të mjekëve dhe infermierëve mbetet numri i banorëve të regjistruar zyrtarisht.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama prezanton “Pasqyrën e Dialogut” dhe një hapësirë të re komunikimi me ndjekësit

Rama prezanton “Pasqyrën e Dialogut” dhe një hapësirë të re komunikimi me ndjekësit

25 arrestime dhe 1 mijë e 844 gjoba trafiku brenda 24 orëve nga Policia

25 arrestime dhe 1 mijë e 844 gjoba trafiku brenda 24 orëve nga Policia

Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës, trupi dërgohet në IML për obduksion

Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës, trupi dërgohet në IML për obduksion

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, gra të sulmuara dhe të kanosura

Shtatë raste të dhunës në familje u evidentuan nga Policia e Kosovës të shtunën

Trepça e fiton derbin e vjetër të basketbollit ndaj Prishtinës

Sonte na presin superpërballje në basketbollin e Kosovës

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy përballje interesante

Drita synon pikët e plota në Skenderaj, Prishtina luan në udhëtim ndaj Vushtrrisë

Nëntë të vrarë dhe 15 të plagosur, bilanci i sulmit tronditës në Krakovë

Nëntë të vrarë dhe 15 të plagosur, bilanci i sulmit tronditës në Krakovë

Nëntë të vrarë dhe 15 të plagosur, bilanci i sulmit tronditës në Krakovë

Nëntë të vrarë dhe 15 të plagosur, bilanci i sulmit tronditës në Krakovë

Rama prezanton “Pasqyrën e Dialogut” dhe një hapësirë të re komunikimi me ndjekësit

Rama prezanton “Pasqyrën e Dialogut” dhe një hapësirë të re komunikimi me ndjekësit

Fluksi i pacientëve rrit nevojën për staf, Prishtinës i duhen edhe 100 punëtorë shëndetësorë

Fluksi i pacientëve rrit nevojën për staf, Prishtinës i duhen edhe 100 punëtorë shëndetësorë

25 arrestime dhe 1 mijë e 844 gjoba trafiku brenda 24 orëve nga Policia

25 arrestime dhe 1 mijë e 844 gjoba trafiku brenda 24 orëve nga Policia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën