TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sindroma e Apneas së Gjumit

by tëvë1
4 vjet ago
6
A A
Sindroma e Apneas së Gjumit

Kjo sindromë ndodh vetëm në gjumë. Të parët që e vënë re janë familjarët, të cilët referojnë se personi gërhet shumë dhe në disa momente duket sikur mbytet në gjumë, sikur nuk merr frymë.

Disa nga shenjat klinike që shfaqen kryesisht gjatë natës janë:

Gërhitja (> 2 netë në javë)

  • Dëshmi për apne (nga një person tjetër)
  • Episode mbytjeje gjatë natës
  • Pagjumësi
  • Etje
  • Urinim të shpeshtë gjatë natës
  • Bllokim të hundëve
  • Refluks gastrik

Apnea e gjumit është një çrregullim që karakterizohet nga ndalimi i frymëmarrjes gjatë gjumit, për 10 ose më shumë sekonda, duke bërë që personi të ngrihet krejtësisht nga gjumi, ose të dalë nga stadi i gjumit të thellë. Mund të ketë rreth 5-30 ndalesa të tilla në një orë tek këta persona. Ndërprerja e stadit të gjumit të thellë bën që personi në ditën pasardhëse të mos jetë i çlodhur, pavarësisht orëve që ka fjetur. Apnea e gjumit nuk ndikon vetëm gjumin gjatë natës por edhe jetën gjatë ditës. Ja disa prej simptomave që vuan një person nga apnea e gjumit. Ditën: Përgjumësi e zgjatur, rendiment i dobët, dhimbje koke e mëngjesit, keqësime të intelektit, kujtesë e dobët, përqëndrim i dobësuar, shenja të depresionit. Natën: Gërhitje, gjumë i keq, pagjumësi, marrje fryme, zgjime të shpeshta, djersitje, reduktim i libidos/impotencë.

Ekzistojnë 3 tipe të apnesë së gjumit:

Apnea e gjumit qëndrore, ndodh atëherë kur truri nuk dërgon impulse në muskujt e frymëmarrjes për të realizuar frymëmarrjen. Kjo apne haset tek të porsalindurit; të rriturit me sëmundje të zemrës, sëmundje cerebrovaskulare, por mund të shkaktohet dhe nga disa medikamente. Apnea e gjumit obstrutive ndodh atëherë kur truri dërgon impulse për tkurrjen e muskujve të frymëmarrjes, por tkurrja është e pasuksesshme, sepse rrugët e frymëmarrjes janë të bllokuara dhe pengojnë kalimin e ajrit. Individët me apne obstruktive gjumi gërhasin gjatë gjumit; janë të përgjumur gjatë ditës; janë të lodhur; kanë pakësim të përqendrimit, performancës dhe të kujtesës. Mund të kenë dhimbje koke në mëngjes, mund të jenë të irrituar dhe depresiv, mund të urinojnë shpesh gjatë natës dhe të jenë impotent. Apnea obstruktive e gjumit mund të jetë e lidhur dhe me pagjumësinë; sëmundjet kardiovaskulare, por edhe mund të ndikojë direkt në shfaqjen e tyre, pasi shkakton rritje të presionit arterial. Apnea a gjumit mikse ku janë të pranishme si apnea e gjumit qëndrore edhe apnea e gjumit obstruktive.

DIAGNOSTIKIMI

Zakonisht bashkëshorti apo bashkëshortja tregojnë rreth ndërprerjeve të gjumit. Krahas analizave të njohura të përgjithshme, ajo më e vyera është polisomnografia. Për këtë analizë i sëmuri shtrohet në spital një natë gjatë së cilës maten shumë parametra si vlerat e gazrave në gjak, problemet me rrugët e frymëmarrjes, EKG-ja, EEG-ja etj.

TRAJTIMI

Ekzistojnë mënyra të ndryshme për trajtimin e apnesë që zgjidhen për seicilin sipas këshillës së mjekut në bashkëpunim me pacientin, por në përgjithësi, trajtimet kategorizohen në dy: kirurgjikal dhe jo-kirurgjikal.

Trajtimi kirurgjikal

Lloji i ndërhyrjes kirurgjikale varet nga specifikat anatomike individuale dhe nga shkalla e apnesë së gjumit. Ndërhyrja kirurgjikale është një zgjidhje përfundimtare për apnenë obstruktive dhe i jep fund gjithë simptomave që pacienti ka patur më parë. Megjithatë është mjeku kirurg ORL që sugjeron trajtimin e përshtatshëm dhe kohën e duhur për operacion për seicilin pacient.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Si ta luftoni dhimbjen e dhëmbëve në mënyrë natyrale

Si ta luftoni dhimbjen e dhëmbëve në mënyrë natyrale

Si ndikon uji me gaz në shëndetin tuaj?!

Si ndikon uji me gaz në shëndetin tuaj?!

Zbulohet shkaku i mpiksjes së gjakut pas vaksinave COVID-19

Zbulohet shkaku i mpiksjes së gjakut pas vaksinave COVID-19

5 gabime në mëngjes që ju bëjnë të keni uri brenda 1 ore

5 gabime në mëngjes që ju bëjnë të keni uri brenda 1 ore

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Baraliu: Kushtetua ka nevojë për rishkrim

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën