TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Reduktimet e rrymës në vend, Ministria akuzon KEDS-in se po toleron vjedhje

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
S’kalon propozimi për themelimin e Komisionit parlamentar për hetimin e menaxhimit të krizës energjetike

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, çmimi në bursën hungareze (HUPX) është rreth 430 euro për MWh.

“Ne jemi duke bërë gati masat jo vetëm për furnizim të rregullt, por veçanërisht për të ndërprerë përdorimin e paautorizuar të energjisë elektrike, pra humbjet nga vjedhjet. Këto humbje vazhdojnë të jenë shumë të larta e për të cilat kompania dhe institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur rezultate”, njofton ME-ja.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se kriza energjetike ka kapluar Evropën, duke bërë thirrje që të kursehet shpenzimi i energjisë elektike, raporton teve1.info

“Institucionet përgjegjëse që monitorojnë punën e akterëve të furnizimit me energji, janë duke marrë të gjitha hapat që furnizimi me energji elektrike t’i kthehet normalitetit.Kriza energjetike ka kapluar Evropën, siç kemi paralajmëruar me rastin e shpalljes së gjendjes emergjente në furnizimin me energji elektrike. Është me rëndësi që secila e secili prej nesh të kemi kujdes dhe të kursejmë shpenzimin e energjisë elektrike gjatë gjithë ditës. Kursimi i vogël individual do ta lehtësonte tejet shumë furnizimin me energji elektrike, si dhe to të lehtësonte vështirësitë të mëdha që po kalon dhe do të kalojë vendi”, thuhet në njoftim.

Tutje Ministria e Eknomisë ka bërë të ditur se Qeveria do të marrë masa për çështjen e ngrohjes gjatë muajve në vijim për ti ndihmuar qytetarët.

“Tutje, Qeveria do të marrë masa për çështjen e ngrohjes gjatë muajve në vijim për të ndihmuar qytetarët. Prandaj, të gjithë qytetarët dhe sipërmarrësit, të cilët janë duke planifikuar të bëjnë investime në sistemet e tyre të ngrohjes, ftohen e rikujtohen që t’i ndërrojnë ato nga energjia elektrike në forma të tjera të burimit të energjisë”, thuhet më tej në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ditën e sotme qytetarët janë njoftuar për ndërprerje të energjisë elektrike në orare të caktuara nga KEDS/KESCO.

Për situatën e krijuar duam të ju njoftojmë si në vijim:

Prodhimi ditor i Korporatës Elektroenergjitike të Kosovës (KEK) është rreth 507 MWh.

Kërkesa për konsum është deri në 750 MWh.

Çmimi në bursën Hungareze (HUPX) është rreth 430 euro për MWh.

Humbjet komerciale (të shkaktuara nga vjedhjet) dhe teknike të Kompanisë KEDS janë 19%. Këto humbje ende mbulohen nga të gjithë, pra prodhimi ose importi, jo nga vet KEDS-i.

Institucionet përgjegjëse që monitorojnë punën e akterëve të furnizimit me energji, janë duke marrë të gjitha hapat që furnizimi me energji elektrike t’i kthehet normalitetit.

Kriza energjetike ka kapluar Evropën, siç kemi paralajmëruar me rastin e shpalljes së gjendjes emergjente në furnizimin me energji elektrike. Është me rëndësi që secila e secili prej nesh të kemi kujdes dhe të kursejmë shpenzimin e energjisë elektrike gjatë gjithë ditës. Kursimi i vogël individual do ta lehtësonte tejet shumë furnizimin me energji elektrike, si dhe to të lehtësonte vështirësitë të mëdha që po kalon dhe do të kalojë vendi.

Ne jemi duke bërë gati masat jo vetëm për furnizim të rregullt, por veçanërisht për të ndërprerë përdorimin e paautorizuar të energjisë elektrike, pra humbjet nga vjedhjet. Këto humbje vazhdojnë të jenë shumë të larta e për të cilat kompania dhe institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur rezultate.

Askush, e aq më pak qytetarët dhe buxheti i vendit, nuk duhet të paguajnë çmimin e lartë të importit për ata që tolerohen të vjedhin energji. Prandaj, në këto kushte Qeveria, me mjetet dhe kompetencat e saj, do të ndërhyjë për ta minimizuar deri në ndalje të plotë këtë dukuri, pa asnjë kompromis.

Tutje, Qeveria do të marrë masa për çështjen e ngrohjes gjatë muajve në vijim për të ndihmuar qytetarët. Prandaj, të gjithë qytetarët dhe sipërmarrësit, të cilët janë duke planifikuar të bëjnë investime në sistemet e tyre të ngrohjes, ftohen e rikujtohen që t’i ndërrojnë ato nga energjia elektrike në forma të tjera të burimit të energjisë.

Po ashtu ju njoftojmë dhe me të dhënat nga Korporata Elektroenergjitike e Kosovës si më poshtë:

Kosova A – A3 dhe A4 janë në prodhim;

Kosova B – B1 është përfunduar remonti dhe është në prodhim; B2 remonti ka filluar dhe do të përfundojë më 26 gusht 2022.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë mbetet pa rrymë, repartet vitale funksionojnë me gjeneratorë

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë mbetet pa rrymë, repartet vitale funksionojnë me gjeneratorë

Osmani thotë se do ta nominonte Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Osmani thotë se do ta nominonte Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me sëpatë në Deçan

​27 vjet nga konferenca e Rambujesë

​27 vjet nga konferenca e Rambujesë

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë mbetet pa rrymë, repartet vitale funksionojnë me gjeneratorë

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë mbetet pa rrymë, repartet vitale funksionojnë me gjeneratorë

Osmani thotë se do ta nominonte Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Osmani thotë se do ta nominonte Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me sëpatë në Deçan

​27 vjet nga konferenca e Rambujesë

​27 vjet nga konferenca e Rambujesë

Kuvendi i Prishtinës mban sot seancë të jashtëzakonshme për çështjen e buxhetit

Kuvendi i Prishtinës mban sot seancë të jashtëzakonshme për çështjen e buxhetit

Sot protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, qytetarët kundërshtojnë rritjen prej 21.3%

Sot protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, qytetarët kundërshtojnë rritjen prej 21.3%

Vranësria e reshje shiu sot

Vranësria e reshje shiu sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën