Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në Facebook.
“Ndalohet qarkullimi i të gjitha trotineteve elektrik, biçikletave elektrike dhe motoçikleta apo moped elektrik. Ndalimi i qarkullimit të mjeteve si në pikën I bëhet në të gjitha sheshet e kryeqytetit dhe në të gjitha hapësirat publike në të cilat ka frekuencë të lartë të këmbësorëve”, ka thënë ai.
Sipas Ramës, urdhëresa hyn në fuqi me datën 15 gusht të këtij viti. /teve1.info/