TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arsyet pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Arsyet pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen

Por nëse vazhdimisht vëreni se i ndjeni këmbët e rënduara dhe të fryra, ju mund të keni të bëni me një problem shëndetsor.

Fajtorët e mundshëm mund të jenë të shumtë dhe disa mund të lidhen me problemet në venat tuaja.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju ndihmon të kuptoni se me çfarë mund të keni të bëni dhe se çfarë mund të bëni për ta lehtësuar gjendjen tuaj.

Keni variçe

Variçet mund të bëjnë që këmbët tuaja të dhëmbin, të jenë të rënduara apo të kruhen, veçanërisht pasi uleni ose pas qëndrimit në këmbë për orë të gjata.

Sindroma e këmbëve të lodhura

Sipas ekspertëve të shëndetit kjo sindromë mund të krijojë ndjesi të pakëndshme dhimbjeje ose pulsimi që largohen vetëm kur lëvizni këmbët. Shqetësimi është më i zakonshëm gjatë natës kur jeni ulur ose shtrirë.

Po stërviteni shumë

Nëse vazhdimisht i ndieni këmbët të rënduara ose të ngurta e të lodhua, dhe nuk ndiheni mirë edhe pas pushimit, mund të keni të bëni me sindromën e mbistërvitjes.

Ajo karakterizohet nga ndjesia e lodhjes ose e djegies së bashku me përkeqësimin e performances tuaj dhe mund t’i ndodhë kujtdo që e tepron me stërvitjen.

Keni Limfedemë

Problemi buron nga grumbullimi i lëngjeve të tepërta limfatike, i cili shkakton ënjtje dhe rëndesë. Mund të ndodhë në këmbë ose në krahë dhe më së shpeshti shfaqet tek personat që i janë nënshtruar operacionit, rrezatimit ose kimioterapisë. Në disa raste mund të preken edhe persona që janë të shëndetshëm.

Mund të keni insufiçiencë venoze

Kjo gjendje ndodh kur venat kanë probleme me dërgimin e gjakut nga këmbët në zemër.

Gjendja mund të shkaktohet nga një mpiksje gjaku në këmbë, por gjithashtu mund të jeni në rrezik më të lartë nëse keni obezitet, jeni shtatzënë, keni një histori familjare.

Obeziteti

Obeziteti mund të ushtrojë presion shtesë mbi venat tuaja, gjë që mund të rrisë rrezikun për probleme si venat dhe si pasojë të shkaktojë rëndesë të këmbëve.

Keni të bëni me një problem me shtyllën kurrizore

Stenoza spinale prek më shpesh të rriturit mbi 60 vjeç dhe shkakton ngushtimin e kanalit kurrizor i cili shkakton dhimbje në shpinë dhe në këmbë.

Mund të keni sëmundjen e arterieve periferike

Ndodh kur grumbullimi i pllakave në arterie bën që enët që dërgojnë gjakun nga zemra në këmbë të ngushtohen. Kjo mund të shkaktojë dhimbje, rëndesë dhe dobësi të këmbëve.

Mangësia në vlera ushqyese

Nivelet  e ulëta të vitaminës D, magnezit dhe vitaminës B12 mund të shkaktojnë dhimbje në këmbë ose një lloj rëndese.

Trajtimi

Vishni çorape që shtrëngojnë butësisht këmbët tuaja për të ndihmuar gjakun të lëvizë nëpër vena në mënyrë më efikase. Ato mund të jenë të dobishme për të reduktuar ose parandaluar ënjtjen, veçanërisht për problemet e lidhura me venat si pamjaftueshmëria venoze.

Mbështetja e këmbëve në një jastëk mund të ndihmojë që gjaku ose lëngjet e grumbulluara të largohen nga këmbët dhe të lehtësojnë ënjtjen.

Të qenit aktiv mund të inkurajojë qarkullimin më të mirë të gjakut.

Kripa ose natriumi bëjnë që trupi juaj të mbajë më shumë ujë. Kjo mund të nxisë edhe ënjtjen në këmbët tuaja.

Arritja e një peshe të shëndetshme mund të zvogëlojë rrezikun për probleme që mund të kontribuojnë në rëndimin e këmbëve, duke përfshirë limfedemën, venat me variçe dhe pamjaftueshmërinë venoze.

Nëse rëndimi i këmbëve po ndikon në cilësinë e jetës tuaj, ju duhet të flisni me një mjek. /AgroWeb

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shtatë gjërat që i ndodhin trupit tuaj nëse hani çdo ditë qepë

Shtatë gjërat që i ndodhin trupit tuaj nëse hani çdo ditë qepë

Përfitimet shëndetësore nga buka e misrit

Përfitimet shëndetësore nga buka e misrit

Proteinat bimore – Cilat janë më të mirat dhe a mund ta zëvendësojnë vërtet mishin?

Proteinat bimore – Cilat janë më të mirat dhe a mund ta zëvendësojnë vërtet mishin?

Rriten rastet me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

Rriten rastet me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

Gjashtë motoçikleta sekuestrohen në Pejë gjatë aksionit për sigurinë në shkolla

Gjashtë motoçikleta sekuestrohen në Pejë gjatë aksionit për sigurinë në shkolla

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Arrestohet një person, dyshohet për marrje ryshfeti

Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi del me njoftim, nesër vazhdon seanca konstituive

NATO reagon pas sulmit me dron në Rumani: Veprim i papërgjegjshëm nga ana e Rusisë

25 vjetori, NATO përkujton nesër sulmet e 11 shtatorit

Trumpi premton 5,000 dollarë për çdo të rritur amerikan nëse fiton partia e tij

Trumpi premton 5,000 dollarë për çdo të rritur amerikan nëse fiton partia e tij

Algjeria ndërpren marrëdhëniet diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe

Algjeria ndërpren marrëdhëniet diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe

Terras pas takimit me shefin e UNMIK-ut: Zgjedhja e presidentit, sfida e radhës

Terras pas takimit me shefin e UNMIK-ut: Zgjedhja e presidentit, sfida e radhës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën