TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gazetarja që protestoi kundër luftës në Ukrainë mund të përballet me 10 vjet burgim

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Gazetarja që protestoi kundër luftës në Ukrainë mund të përballet me 10 vjet burgim

Avokati i Ovsyannikovas, Dmitry Zakhvatov, tha më 10 gusht se klientja e tij u arrestua me akuzat për “shpërndarje publike të informacionit të rremë për forcat e armatosura ruse” dhe mund të përballet me 10 vjet burg nëse shpallet fajtore.

Avokati tha më herët në Telegram se policia hyri në banesën e klientes të tij në Moskë dhe e kontrolloi atë pa praninë e saj.

Më 14 mars, gazetarja ishte shfaqur në transmetim të drejtpërdrejtë gjatë edicionit të lajmeve në televizionin shtetëror të Rusisë, Channel One, duke mbajtur një mbishkrim mbrapa prezantueses, në të cilin dënohej lufta në Ukrainë.

Mbishkrimi në rusisht thoshte: “Jo luftës. Ndaleni luftën. Mos i besoni propagandës. Ata po ju gënjejnë këtu”.

Një gjykatë e qarkut në Moskë më 8 gusht e urdhëroi atë të paguante një gjobë prej 40.000 rubla (660 dollarë) për postimet e saj të fundit në internet që protestonin kundër luftës së vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë.

Para kësaj e njëjta gjykatë e gjobiti Ovsyannikovan me 50.000 rubla (825 dollarë), për shkak të protestës së saj kundër pushtimit rus, me mbishkrimin “Putini është një vrasës, ushtarët e tij janë fashistë”.

Ajo dha dorëheqjen nga Channel One dhe kaloi disa muaj jashtë vendit, përfshirë Ukrainën, duke shprehur vazhdimisht kundërshtimin e saj për luftën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxha u përgjigjet akuzave: Politika e jashtme nuk bëhet me WhatsApp, shqiptarët në RMV janë faktor shtetformues

Konsullatë serbe në Shkodër e shqiptare në Luginën e Preshevës, vjen reagimi i Hoxhës

Të paktën tetë persona të vrarë nga sulmi rus ndaj Ukrainës

Të paktën tetë persona të vrarë nga sulmi rus ndaj Ukrainës

Sulmet izraelite vrasin katër persona në Gaza, përfshirë dy fëmijë

Sulmet izraelite vrasin katër persona në Gaza, përfshirë dy fëmijë

11 oficerë policie dhe 15 sulmues mbesin të vrarë pas një bastisjeje në një postë policie në Pakistan

11 oficerë policie dhe 15 sulmues mbesin të vrarë pas një bastisjeje në një postë policie në Pakistan

Abdixhiku thotë se nga sonte heq pezullimin për bisedime me LVV-n

Abdixhiku thotë se nga sonte heq pezullimin për bisedime me LVV-n

Malisheva eliminohet nga Liga e Konferencës

Malisheva eliminohet nga Liga e Konferencës

Ilir Daja dhe Dinamo kualifikohen në rrethin e tretë të Conference League

Ilir Daja dhe Dinamo kualifikohen në rrethin e tretë të Conference League

Nuk mjafton ndeshja e parë, Malisheva eliminohet nga Liga e Konferencës

Nuk mjafton ndeshja e parë, Malisheva eliminohet nga Liga e Konferencës

Zemaj: S’ka kushte për zgjedhjet në veri, Qeveria ka rënë në grackë

Zemaj: Ky është fati politik i LDK-së, kemi menduar që ndryshimi sjell suksese

Ballkani eliminohet nga Liga e Konferencës pas penalltive

Ballkani eliminohet nga Liga e Konferencës pas penalltive

Shkëndija mposht sllovenët, kualifikohet në rundin e tretë të Ligës së Konferencës

Shkëndija mposht sllovenët, kualifikohet në rundin e tretë të Ligës së Konferencës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën