Abazi në Tëvë1 theksoi se postimi i sotëm i ministrit të Financave, Hekuran Murati është tërësisht i gabuar.
“Mua më vjen keq që fillimi i postimit të ministrit është tërësisht i gabueshëm, sepse e lexova pak para se të vijë këtu dhe thotë Ministria e Financave dhe Transfereve ndan buxhet. Nuk ndan buxhet na takon me ligj. Domethënë nëse ministri po na akuzon neve se jemi të padijshëm duhet të bëjë korigjim të postimit të tij se nuk e ndan. Është me ligj e përcaktuar dhe nuk ndan ministria buxhet për komuna”, tha ai.
Kurse shtoi se ministri Murati duhet të largojë “paranojën” dhe të vazhdojë tutje me punët që ia ka besuar populli.
“Ministri ka departamente mjaft të mira, ka njerëz mjaft të mirë, vetëm duhet të konsultohet dhe ta hjek paranojën dhe të vazhdojë me punët që ia ka besuar populli”, shtoi ai.
Gjatë ditës ministri Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për vitin 2023, buxheti që do t’u ndahet komunave është për 15% më i lartë sesa buxheti i vitit 2022. /teve1.info/