Interi ka shënuar fitore të thellë ndaj Genoas, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të të Serie A.
Skuadra zikaltër triumfoi me rezultatin 4:0 në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në shtëpi.
Lautaro Martinez zhbllokoi rezultatin në minutën e 29-të, ndërsa Marcus Thuram dyfishoi epërsinë pas asistimit të argjentinasit.
Petar Suçiq shënoi nga penalltia në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, duke e çuar rezultatin në 3:0.
Rezultatin përfundimtar e vulosi Thuram, i cili realizoi golin e dytë personal në minutën e 54-t.
Te Genoa, mbrojtësi i Shqipërisë, Mario Mitaj, u paraqit deri në minutën e 66-të.
Me këtë fitore, Interi arrin në kuotën e 32 pikëve, duke regjistruar dhjetë fitore, dy barazime dhe një humbje.
Në anën tjetër, Genoa mbetet me 16 pikë në mesin e tabelës.









