Përfaqësuesja e Kosovës në Counter-Strike 2 do të përballet me Serbinë në finalen e Lojërave Mesdhetare të Esportit (Esports Mediterranean Games).
Finalja do të zhvillohet sonte, me fillim nga ora 22:00, në një përballje të veçantë për esportin kosovar, ku ekipi ynë do të ketë mundësinë të luftojë për triumfin në këtë garë ndërkombëtare.
Arritja në finale përbën një sukses të rëndësishëm për Kosovën dhe dëshmi të punës, disiplinës dhe përkushtimit të lojtarëve që po e përfaqësojnë vendin.
Tashmë, përfaqësuesit kosovarë kanë përpara një sfidë të madhe, pasi përballë do ta kenë Serbinë, me synimin për ta mbyllur garën me trofe.
Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në Twitch, në kanalin zyrtar të Federatës së Esportit të Kosovës.
Live nga ora 22:00: twitch.tv/federataesportskosova










