TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vendoset pllakë përkujtimore në vendin ku u bë paraqitja e parë publike e UÇK-së

Këtë të premte, në shtëpinë e Sabit Gecit në Llaushë të Skenderajt, u zbulua pllaka përkujtimore në vendin ku ushtarët e UÇK-së vendosën për daljen e parë publike.

by Unitet Berisha
2 minuta ago
0 0
A A

Emrin e ka si fshati në të cilin gjendet momentalisht.

Llausha Zenuni erdhi në këtë fshat pas një ftese nga ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci.

Por si e mori emrin e fshatit nga Skenderaj, e reja nga qyteti i Kumanovës së Maqedonisë së Veriut?

“Unë jam motra e Shkodranës, Shkodranja në vitin 1999-të ka qenë pjesëtare e luftës në Kosovë, dhe më 28 prill, në ditën kur kam lindur unë, ajo ka qenë në vijë të parë të frontit këtu edhe kur e ka marrë vesh që jam vajzë, ma ka lënë emrin Llaushë”, tha Llausha.

Ajo nuk është e vetmja që ka ftesë për të qenë këtu.

Figurat që lidhen më shumë me politikën e me ngjarjet e asaj kohe, ushtarë, e ish- komandantë qenë të ftuar për këtu.

Pllaka përkujtimore do të zbulohet në shtëpinë, ku ushtarët e UÇK-së vendosën për daljen publike.

Më 27 nëntor të vitit 1999, në këtë dhomë që sot duket shumë më ndryshe, u vendos për daljen e UÇK-së.

Kështu duket sot dhoma në vendin ku Sokol Bashota shkroi letrën të cilën e lexoi Rexhep Selimi në daljen e parë të UÇK-së.

Bashkë me 10-shin e UÇK-së, një ditë më vonë kishin qenë edhe heroi Mujë Krasniqi edhe Daut Haradinaj.

E veç ky i fundit ia doli të jetë prezent, edhe pse nuk tha asnjë fjalë për atë kohë.

Por, këtë periudhë lart e vlerësoi vëllai i tij, Ramush Haradinaj.

“Për këtë ngjarje kam dëgjuar prej vëllait, kam dëgjuar prej Rexhep Selimit, po kam pasur fatin edhe prej Mujë Krasniqit, edhe kjo ngjarje meriton respekt”, tha Ramush Haradinaj.

Këtë ngjarje në një formë tjetër e kujton edhe Ukë Rugova.

“Mbaj mend, kur babai, presidenti Rugova, e dërgoi atëherë sekretarin e përgjithshëm të LDK-së, Fatmir Sejdiun, të fliste për vrasjen e Halil Gecit, dhe pas fjalës së tij doli UÇK-ja”, deklaroi Ukë Rugova.

Nga folësit me më së paku fjalë ishte nikoqiri.

“Kjo shtëpi është e të gjithëve, e imja është më së paku, më takon të flas unë për këtë shtëpi”, tha Sabit Geci.

Bashkë me Sabit Gecin, edhe Daut Haradinaj, babai i Mujë Krasniqit, daja i heroit Adem Jasharit, Jetullah Geci, Sami Lushtaku dhe gjenerali shqiptar Kondusi Lame bënë shpalosjen e pllakës, në përkujtim të vendit ku u vendos për daljen e parë publike të UÇK-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Dita e Forcës”, qytetarët njihen nga afër me kapacitetet e FSK-së

“Dita e Forcës”, qytetarët njihen nga afër me kapacitetet e FSK-së

Takimi i KFOR-it me Ushtrinë Serbe shkakton reagime në Prishtinë

Takimi i KFOR-it me Ushtrinë Serbe shkakton reagime në Prishtinë

Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” kujtojnë historinë shqiptare

Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” kujtojnë historinë shqiptare

“Paga e 13-të, shtesat mujore për secilin fëmijë” – TELKOS i shpërblen punëtorët e rinj dhe të vjetër

Kërkohet një dorëheqje, jepet tjetra – tollovi në Fushë-Kosovë për 28 Nëntor

Kërkohet një dorëheqje, jepet tjetra – tollovi në Fushë-Kosovë për 28 Nëntor

Vdes ish-pronari i Chelseas

Aksident mes kamionit dhe autobusit në rrugën Pejë–Prishtinë, 10 persona të lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën