TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shiroka-Pula: Kosova kërkon trajtim të barabartë në procesin e integrimit evropian

by Tëvë1
14 minuta ago
0
A A
Shiroka-Pula: Kosova kërkon trajtim të barabartë në procesin e integrimit evropian

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka kërkuar trajtim të barabartë për Kosovën në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk duhet të jetë selektiv dhe se të gjitha vendet e rajonit duhet të vlerësohen sipas meritave dhe kritereve të njëjta.

Në fjalimin e saj para liderëve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Iniciativës Brdo-Brijuni që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, presidentja ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, fqinjësisë së mirë dhe integrimit evropian.

Shiroka-Pula ka kritikuar edhe mospërfshirjen e Kosovës në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, të mbajtur më 16 nëntor në Bruksel, si dhe lejimin e interpretimit të një kënge nacionaliste që, sipas saj, vë në pikëpyetje shtetësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

Ajo ka vlerësuar se është paradoksale që në një aktivitet kushtuar zgjerimit dhe vlerave evropiane Kosovës t’i mohohet përfaqësimi institucional, ndërsa lejohen mesazhe që kontestojnë realitetin shtetëror të saj.

“Është paradoksale që në një aktivitet të dedikuar zgjerimit dhe vlerave evropiane, Kosovës t’i mohohet përfaqësimi institucional, ndërsa lejohen mesazhe që mohojnë realitetin”, thuhet në qëndrimin e presidentes, sipas njoftimit të Presidencës.

Më tej, Shiroka-Pula ka ritheksuar se Kosova nuk kërkon trajtim të veçantë, por barazi dhe respekt në rrugën drejt integrimit evropian.

“Presidentja Shiroka-Pula ritheksoi se Kosova nuk kërkon privilegj, por barazi, respekt dhe trajtim të drejtë”, thuhet në njoftim.

Ajo ka theksuar gjithashtu se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet zgjedhje strategjike e Kosovës, ndërsa mungesa e përparimit drejt statusit të vendit kandidat, sipas saj, po dëmton besimin e qytetarëve në perspektivën evropiane të rajonit.

Në fjalën e saj, presidentja ka vënë në pah edhe rëndësinë e integrimit ekonomik rajonal dhe zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Në përfundim, Shiroka-Pula ka kërkuar që Bashkimi Evropian të dëshmojë se parimet e barazisë, solidaritetit dhe respektimit të vlerave evropiane vlejnë njësoj për të gjitha vendet, duke theksuar se Kosovës i takon vendi i merituar në familjen evropiane.

Tags: Ballkani perendimoreBEjustina shiroka pulapresidentjaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Në Ditën e Forcës, krerët e shtetit vlerësojnë fuqizimin e FSK-së dhe ritheksojnë synimin për anëtarësim në NATO

Në Ditën e Forcës, krerët e shtetit vlerësojnë fuqizimin e FSK-së dhe ritheksojnë synimin për anëtarësim në NATO

Haradinaj: Para fillimit të seancës do të kërkojmë një konsultë që të diskutojmë për kandidaturat

​Haradinaj uron për Ditën e Forcës: Anëtarësimi në NATO, prioritet strategjik për sigurinë e Kosovës

Mungesa në festën e 28 Nëntorit, kryetari i Fushë Kosovës kërkon dorëheqje dhe masa ndaj stafit të gjimnazit

Mungesa në festën e 28 Nëntorit, kryetari i Fushë Kosovës kërkon dorëheqje dhe masa ndaj stafit të gjimnazit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën