Është në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga viti 2021.
Gjenerallejtnant Bashkim Jasharit, më 30 nëntor të këtij viti i përfundon mandati pesëvjeçar në krye të Ushtrisë.
Sipas Ligjit nr.06/L-123 për FSK-në, komandanti emërohet me mandat pesëvjeçar, pa të drejtë riemërimi.
Aty thuhet se procedura për emërimin e komandantit të ri të Forcës kalon nëpër ministrinë e Mbrojtjes, kryeministrin dhe presidentin.
Tëvë1 ka mësuar ekskluzivisht se ekzekutivi ka nisur një nismë për ndryshimin e këtij neni, në mënyrë që t’ia vazhdojë mandatin Bashkim Jasharit.
Për këtë çështje, mediumi ka dërguar pyetje në Qeverinë e Kosovës, por që nuk ka marrë përgjigje.
Po ashtu, pyetje i janë drejtuar edhe Ministrisë së Mbrojtjes, se kush pritet ta zëvendësojë komandantin aktual.
Por, as ky dikaster gjatë ditës nuk ka kthyer përgjigje duke qenë të paqasshëm.
Burime e televizionit kanë treguar po ashtu se tashmë nga kryeministri, Albin Kurti, i janë dhënë udhëzimet deputetit, Mefail Bajqinovci për nisjen e këtyre ndryshimeve.
Bajqinovci i cili është edhe kryetar i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, është kontaktuar nga mediumi gjatë së mërkurës.
Por, i njëjti nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet që i janë dërguar lidhur me këtë çështje.
Ligji specifikon se në bazë të propozimit të ministrit, kryeministri i rekomandon Presidentit të Kosovës, emërimin e kandidatit për komandant të FSK-së.
Vendimi përfundimtar për emërimin e komandantit, nw kwtw rast i takon presidents Justina Shiroka-Pulës, në cilësinë e Komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ajo duhet të marrë vendim brenda 30 ditësh kalendarike nga dita e paraqitjes së paraqitjes së propozimit.
Ligji përcakton gjithashtu se kandidati për komandant të FSK-së duhet ta ketë mbajtur gradën e gjeneralmajorit për së paku 12 muaj.






