Një vajzë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në shtëpinë e saj në fshatin Leshan të Suharekës.
Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 07:00 nga mjeku kujdestar i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesit rajonalë dhe ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore.
“Më 25 nëntor 2026, rreth orës 07:00, Stacioni Policor në Suharekë ka pranuar një informatë nga mjeku kujdestar i QKMF-së në Suharekë, i cili ndodhej në vendin e ngjarjes në fshatin Leshan, se një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Në konsultim me prokurorin kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, tha Bytyqi.
Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
Policia, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Shkaqet e vdekjes dhe mosha e viktimës nuk janë bërë të ditura.








