TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shkodra: Gjendja është tërësisht e pashpresë, me këtë opozitë Kurti do të qeverisë pa problem edhe 4 vite

by Tëvë1
23 minuta ago
0
A A
Shkodra: Gjendja është tërësisht e pashpresë, me këtë opozitë Kurti do të qeverisë pa problem edhe 4 vite

Analisti politik, Selam Shkodra, ka vlerësuar se partitë opozitare në Kosovë po përballen me probleme të shumta të brendshme, mungesë koordinimi dhe mungesë të një alternative konkrete politike për qytetarët.

Duke folur në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Shkodra ka thënë se problemi kryesor i opozitës mbetet mungesa e besimit qytetar, duke vlerësuar se partitë aktuale opozitare e kanë arritur maksimumin e mbështetjes që mund të marrin në zgjedhje.

“Opozita vuan shumë nga mungesa e koordinimit, por edhe nga mungesa e alternativës dhe kreativitetit për të qenë një alternativë për qytetarët. Gjithsesi, faktori kryesor është besimi dhe mendoj se këto subjekte politike nuk mund të dalin nga këta numra. Ky është maksimumi i numrave që kanë arritur të marrin nga qytetarët për t’u përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Shkodra.

Ai ka theksuar se Kosova ka nevojë për një opozitë të mirëfilltë, duke shtuar se asnjë subjekt politik nuk mund të qeverisë pafundësisht, por as një qeveri nuk mund të zëvendësohet pa ekzistuar një alternativë e besueshme.

Duke komentuar gjendjen e partive opozitare, Shkodra ka përmendur veçanërisht Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), për të cilat ka thënë se kanë humbur drejtimin politik.

Sipas tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) paraqet një dallim të vogël në këtë drejtim, por nuk ka kapacitetin e nevojshëm për të ndryshuar e vetme skenën politike.

“PDK-ja dhe LDK-ja e kanë humbur rrugën e oborrit, siç thotë populli. Këtu bën vetëm pak dallim Aleanca, por nuk është Aleanca ajo që mund ta përmbysë një rezultat apo të lëvizë një gur të madh në skenën politike. Ajo është e kënaqur me numrin e votave që ka”, ka thënë Shkodra.

Në vlerësimin e tij, me pozicionet aktuale politike, dinamikat e brendshme dhe problemet organizative me të cilat po përballen partitë opozitare, gjendja e tyre mbetet e vështirë.

Shkodra ka shprehur vlerësimin se, nëse opozita vazhdon me këtë performancë, LVV-ja mund ta përmbyllë edhe pjesën e mbetur të mandatit qeverisës pa u përballur me një sfidë serioze nga partitë opozitare.

Ai ka nënvizuar se ndryshimi i kësaj situate kërkon një opozitë të organizuar, me koordinim më të mirë dhe me një alternativë konkrete që mund të rikthejë besimin e qytetarëve.

Tags: Kendi i debatitLDKLVVpartit opozitarepdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi: PDK-ja ka gabuar që figurën e Thaçit e ka reduktuar vetëm në lider politik

Krasniqi: PDK-ja ka gabuar që figurën e Thaçit e ka reduktuar vetëm në lider politik

Drenori: Partitë opozitare e kanë humbur kredibilitetin, qytetarët nuk u besojnë më

Drenori: Partitë opozitare e kanë humbur kredibilitetin, qytetarët nuk u besojnë më

Kurti uron 28 Nëntorin: Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri janë vëllazërore dhe strategjike, 190 marrëveshje bashkëpunimi

Kurti uron 28 Nëntorin: Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri janë vëllazërore dhe strategjike, 190 marrëveshje bashkëpunimi

Shiroka Pula: Asnjë proces gjyqësor nuk mund ta zhbëjë të drejtën e Kosovës për liri

Shiroka Pula: Asnjë proces gjyqësor nuk mund ta zhbëjë të drejtën e Kosovës për liri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën