TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Komandantja supreme me nderime të larta pritet në FSK, njoftohet nga afër me sfidat e ushtarëve

Presidentja Justina Shiroka Pula vizitoi sot për herë të parë Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ajo u prit me nderime të larta ushtarake, derisa u njoftua nga afër edhe me sfidat e ushtarëve.

by Lindrit Zejnullahu
8 minuta ago
0 0
A A

Të gjitha përgatitjet u bënë.

Pjesëtarët e Gardës Ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës u rreshtuan në oborrin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ata u bënë gati ta presin komandanten supreme të tyre, presidenten Justina Shiroka-Pula.

Me nderime të larta ushtarake, Shiroka Pula është pritur në oborrin e Ministrisë.

E shoqëruar nga komandanti i FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari, ajo parakaloi përgjatë këtyre pjesëtarëve.

Kështu vazhdoi vizitën e parë zyrtare brenda hapësirave të kësaj ministrie, duke mos lejuar qasjen e mediave.

Detaje nga vizita e saj u dhanë nga vet Presidenca, ku u tha se ajo u njoh nga afër me zhvillimin e Forcës, strukturës organizative deri te armatimi e operacionet.

Po ashtu, nga komandanti Jashari asaj iu dhurua edhe një uniformë ushtarake si shenjë nderimi.

Derisa të martën, komandantja supreme u takua edhe me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci me të cilin diskutuan për investimet në modernizimin e FSK-së.

“Ajo vlerësoi rritjen e investimeve në mbrojtje dhe përparimin në zhvillimin e FSK-së, duke theksuar rëndësinë e pajisjeve moderne, infrastrukturës, trajnimit cilësor dhe aftësive operacionale. Në takim u diskutua edhe për mirëqenien e pjesëtarëve të FSK-së”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Për takimin folën edhe nga FSK-ja, ku treguan se komandanti i tyre, e njoftoi presidenten për të arriturat, si dhe avancimin e ushtrisë së vendit.

“Presidentes iu prezantua një përmbledhje e zhvillimit të FSK-së, duke përfshirë procesin e transformimit, modernizimin, ngritjen e kapaciteteve ushtarake, si dhe vizionin për zhvillimin e mëtejmë të Forcës”, kanë njoftuar nga FSK-ja.

Në përmbyllje të vizitës, presidentja drekoi me pjesëtarët e Forcës ku bashkëbisedoi me ushtarakët lidhur me përvojat e sfidat e tyre.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj në pritjen solemne për 28 Nëntorin: Kjo festë është emocioni më sublim i çdo shqiptari

Haradinaj në pritjen solemne për 28 Nëntorin: Kjo festë është emocioni më sublim i çdo shqiptari

KRK kërkon falje për mesazhet drejtuar familjarit të Arlinda Zekajt, shqyrton mundësinë e faljes së kredisë

Zhvillime të reja| Vrasja e Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj del para gjykatës, arrestohen edhe vjehrra dhe kunati

Qeveria dërgon një kontingjent të FSK-së në një operacion humanitar në Shqipëri

Plagosja e ushtarit në stërvitje e aksidentimi i një tjetri, cilat ishin incidentet brenda FSK-së?

Ligji për Specialen ngec në Kuvend, përgatitet një projektligj i ri – miratimi kërkon kohë

“Gjithçka pas 16 shtatorit është absurditet”, Kasapolli kritikon partitë politike për qasjen ndaj Ligjit për Specialen

“Gjithçka pas 16 shtatorit është absurditet”, Kasapolli kritikon partitë politike për qasjen ndaj Ligjit për Specialen

​Rashiq e quan deklaratën e deputetit Rexhaj për trashëgiminë ortodokse të papërshtatshme

​Rashiq e quan deklaratën e deputetit Rexhaj për trashëgiminë ortodokse të papërshtatshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën