Besnik Berisha, avokat i familjes së të ndierës Arlinda Zekajt ka bërë të ditur se seanca ndaj ish-bashkëshortit të Zekajt i akuzuar për kanosje është shtyrë për kohë të pacaktuar.
Ai ka thënë se kërkesa për shtyrje është bërë nga vet ai, pasi sipas tij në aktakuzën e Prokurorisë ka një lëshim që për të është skandaloz.
Sipas tij, në aktakuzë Arlinda Zekaj nuk është cilësuar si viktimë e ndjeshme.
“Arsyeja e mosmbajtjes së seancës lidhet me një kërkesë timen, ku pas pranimit të aktakuzës e cila ndodhi në fillim të shqyrtimit fillestar kam vërejtur një lëshim për mua skandalizo të Prokurorisë, përkatësisht prokurores që ka hartua këtë aktakuzë, duke mos e cilësuar tani më të ndierën si viktimë e ndjeshme dhe duke i dhënë një benificion që nuk i jep ligji e as praktika gjyqësore ish-bashkëshortit të saj tani i akuzuar për kanosje të rëndë”, ka thënë ai për media pas ndërprerjes së seancës.
Berisha ka thënë se do të kërkojë nga Prokurori i Shtetit që kjo aktakuzë të tërhiqe.
Ndryshe sot janë arrestuar edhe katër persona për rastin e vrasjes së Arlinda Zekaj./teve1.info/








