Një fëmijë i moshës 2-vjeç ka vdekur në Qendrën Emergjente në Ferizaj ku ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Raportohet se në Qendrën Emergjente nga familjarët ishte dërguar fëmija i moshës dy vjeçare në gjendje të rënde shëndetësore, mirëpo i njëjti më pas kishte ndërruar jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ndërsa, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet nga Policia e Kosovës./teve1.info/







