TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“22 emisione televizive, 21 dokumentarë e 10 kronika” – gazetari i luftës, Nuhi Bytyqi e sjell “LIBRIN E LIRISË”

Gazetari i mirënjohur, Nuhi Bytyqi, ka promovuar sot një tjetër vepër autobiografike, në të cilën i përmblodhi më shumë se tri dekada ngjarjet të cilat i mbuloi gjatë punës si gazetar, në kohën më të rëndësishme të historisë së Kosovës.

by Fidan Zejnullahu
22 minuta ago
0 0
A A

Ishte i pari që arriti në objektin e Kino Armatës në Prishtinë.

E hëna për gazetarin, Nuhi Bytyqi, është një ditë e veçantë.

Brenda këtij libri, ish-gazetari i luftës, i ka përmbledhur ngjarjet më të rëndësishme që i mbuloi, për plot tri dekada.

“Libri e përmban pjesën dërmuese të veprimtarisë sime gazetareske dhe publicistike, sidomos nga vita e ’80-ta, ’90-ta, pastaj lufta e UÇK-së është një kaptinë e veçantë dhe me rëndësishmja në këtë libër, pastaj edhe liria dhe pavarësia e Kosovës”,  ka thënë Bytyqi.

E nuk vonoi shumë, salla u mbush plot.

Dhjetëra qytetarë e figura të njohura të vendit, ishin të pranishëm të hënën në promovimin e “Librit të Lirisë – Gjurmë në kohë vendimtare” me autor Nuhi Bytyqin.

Fillimisht, atë që e përmban libri, u shfaq shkurtimisht përmes një dokumentari.

Ndërkohë, fjalë të mëdha për punën e Nuhi Bytyqit si gazetarë, patën redaktorët e recensentët e librit.
“Ky libër është një kronikë e përmbledhur e ngjarjeve të mbuluara nga vetë ai në raportime televizive, dokumentare dhe shkrime që ka publikuar. Vëllimi i punës së Bytyçit, edhe pse jo i gjithë i përfshirë në këtë libër, tregon përkushtimin e tij për t’u angazhuar në procese aq të rëndësishme për fatin e Kosovës. 22 emisione televizive, 21 dokumentarë e 10 kronika televizive, 24 reportazhe, 14 shkrime, 15 vështrime dhe 43 intervista janë pjesë e këtij botimi. Kjo kronikë mjaft impresive ka një detaj që mund të hedhë dritë në disa fakte jo të parëndësishme për të kuptuar rrjedhën e ngjarjeve të kësaj dekade”, u shpreh Salihu.

“Janë pesë pika poshtë kësaj teme, ndër të cilat sillet libri i Bytyçit: 1. Rezistenca paqësore e partive politike në Kosovën e lodhur, nga viti ’89 e këndej; 2. Rezistenca e armatosur dhe lufta e UÇK-së kundër Beogradit; 3. Ndërtimi i shtetit të Kosovës dhe i institucioneve të saj; 4. Lufta për lirinë e shqiptarëve në Maqedoni, Preshevë, Vranjë e Kallash; dhe 5. Në fund, delikatesat e paqes dhe mbrojtja e luftës së drejtë të UÇK-së dhe pafajësia e krerëve të UÇK-së ndaj akuzave të Prokurorisë Speciale në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë”, ka thënë Kosumi.

Shkrimi i librit vet autori, e përfundoi para një viti.

Por, promovimi i tij u shty për një arsye.

“Është shumë e rëndë dhe kurrë nuk kam besuar që themeluesit e UCK-së dhe shtetit të Kosovës, nuk do të jenë në promovimin e librit tim. Kam pritur që epoligu i procesit gjyqësor në Hagë të jetë pozitiv, për ata e kam shtyrë edhe promovimin e librit për një vit”, tha tutje Bytyqi.

Ndryshe, përveç këtij libri, ish-gazetari i luftës, Nuhi Bytyqi, në vitin 2019, ka botuar edhe veprën tjetër autobiografike, e titulluar “Libri i Luftës” .

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sindikata e Policisë së Kosovës uron Kurban Bajramin

Reshjet e para të borës në rajonin e Ferizajt, policia apelon për kujdes në trafik

Ilir Kulla: Kërcënimi më i madh për gjuhën shqipe është injoranca, jo globalizmi

Ilir Kulla: Kërcënimi më i madh për gjuhën shqipe është injoranca, jo globalizmi

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Lëndohet një ushtar i FSK-së nga shpërthimi në Gjakovë, QKUK jep detaje për gjendjen e tij

Deri në 87 mijë vende të reja pune në Kosovë? Pengesat drejt realizimit

Deri në 87 mijë vende të reja pune në Kosovë? Pengesat drejt realizimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën