Policia britanike tha se evakuoi 12,000 persona nga një sallë koncertesh në Mançester, në Anglinë veriore, pasi lëshimi i një “substancë të panjohur” bëri që disa nga turma të trajtoheshin dhe një person të dërgohej në spital.
Policia deklaroi një incident të rëndë vonë të dielën pasi stafi në arenën Co-op Live i njoftoi ata në orën 22:00 me kohë lokale, se njerëzit në turmë ishin sëmurë gjatë një performance nga reperi amerikan Don Toliver.
Shërbimi i ambulancës për zonën e Anglisë Veriperëndimore tha se vlerësoi më shumë se 80 persona për “simptoma të syve dhe të frymëmarrjes”, ndërsa pjesëmarrësit iu referuan një “ere të tmerrshme” dhe njerëzve që po mbyteshin, raportoi BBC.
Policia tha të hënën se kishte filluar një hetim për të zbuluar se çfarë ishte substanca dhe si u lirua pasi shërbimi i ambulancës raportoi më parë se substanca besohej të ishte gaz lotsjellës.










