TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Vuçiq dërgoi grupe paraushtarake për të sulmuar policët e Kosovës

by Teve1
22 minuta ago
0
A A
Kurti: Vuçiq dërgoi grupe paraushtarake për të sulmuar policët e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën irlandeze “The Irish Times”, ka akuzuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, se gjatë udhëheqjes së tij ka mbikëqyrur përpjekjet për destabilizimin e Kosovës.

Në intervistën e dhënë gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Dublin, Kurti ka deklaruar se Serbia ka dërguar grupe paraushtarake për t’u zënë pritë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

“Gjatë viteve të fundit, gjatë mandatit të presidentit Vuçiq, ata kanë vazhduar të dërgojnë grupe paraushtarake për t’u zënë pritë policëve tanë. Para tri vitesh ata vranë rreshterin tonë të policisë. Presidenti Vuçiq i kishte njerëzit e tij të vegjël të gjelbër, imituesit e Wagnerit”, ka deklaruar Kurti, duke iu referuar kompanisë ushtarake private ruse.

Kryeministri ka folur edhe për zhvillimet politike në Serbi dhe për qeverinë e re që pritet të formohet nga lëvizja Lista Studentore, duke thënë se ende nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë ajo ndaj Kosovës.

“Të dish se kush i humbi zgjedhjet nuk do të thotë se e di edhe kush i fitoi ato”, ka thënë Kurti për median irlandeze.

Ai ka shprehur shpresën që qeveria e re serbe të ketë orientim më të madh drejt Bashkimit Evropian, ndërsa ka theksuar se Rusia kishte krijuar ndikim të konsiderueshëm në Serbi gjatë qeverisjes së Vuçiqit.

“Shpresoj që qeveria e re në Serbi të jetë më e orientuar drejt Evropës”, ka deklaruar Kurti.

Në intervistë, kryeministri ka folur edhe për procesin e integrimit evropian të Kosovës, duke vlerësuar se vendi e meriton statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kurti ka thënë se Kosova nuk po kërkon trajtim të privilegjuar apo proces të përshpejtuar, por një proces të bazuar në merita.

“As proces të përshpejtuar, as dyer të pasme, as rrugë të shkurtra. Ne kërkojmë një proces të bazuar në merita. Na vini në provë. Procesi i anëtarësimit për ne nuk është më pak i rëndësishëm sesa vetë anëtarësimi, sepse presim që përmes tij t’i përshpejtojmë reformat në administratën publike, në sistemin e drejtësisë dhe në arsim”, ka potencuar Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drejt përfundimit asfaltimi i Lotit 3 të rrugës Kijevë–Dollc

Drejt përfundimit asfaltimi i Lotit 3 të rrugës Kijevë–Dollc

Schuebel: Reformave duhet t’u jepet prioritet që Kosova të përfitojë politikisht dhe financiarisht

Schuebel: Reformave duhet t’u jepet prioritet që Kosova të përfitojë politikisht dhe financiarisht

SHKK shënon 27-vjetorin, Kurti dhe Haxhiu vlerësojnë rolin dhe përparimin e institucionit

SHKK shënon 27-vjetorin, Kurti dhe Haxhiu vlerësojnë rolin dhe përparimin e institucionit

Nis sistemi TIPS-K, transferet bankare kryhen brenda pak sekondash

Nis sistemi TIPS-K, transferet bankare kryhen brenda pak sekondash

Real – Inter, derbi i Ligës së Kampionëve

Rikthehet Championsi, xhiro hapet me duelet në Norvegji e Turqi

Kurti: Vuçiq dërgoi grupe paraushtarake për të sulmuar policët e Kosovës

Kurti: Vuçiq dërgoi grupe paraushtarake për të sulmuar policët e Kosovës

Gruda në planet e selektorit Nagelsmann për Botëror

Gruda vazhdon shkëlqimin, në ekipin e xhiros në Bundesligë

Assane Diatta, më i miri i xhiros në Superligë

Assane Diatta, më i miri i xhiros në Superligë

Drejt përfundimit asfaltimi i Lotit 3 të rrugës Kijevë–Dollc

Drejt përfundimit asfaltimi i Lotit 3 të rrugës Kijevë–Dollc

Schuebel: Reformave duhet t’u jepet prioritet që Kosova të përfitojë politikisht dhe financiarisht

Schuebel: Reformave duhet t’u jepet prioritet që Kosova të përfitojë politikisht dhe financiarisht

Sulmuesi Dalipi në formacionin e javës në Zvicër

Sulmuesi Dalipi në formacionin e javës në Zvicër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën