Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka thënë se në takimin me anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës, ka diskutuar për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 dhe Planin e Rritjes të BE-së, në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë.
Schuebel ka thënë se ka ofruar mbështeten e BE-së për punën e tyre në avancimin e reformave që e afrojnë Kosovën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Dhënia e përparësisë reformave që lidhen me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 dhe Planin e Rritjes të BE-së, në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë, në mënyrë që Kosova të përfitojë si politikisht ashtu edhe financiarisht, ishte një nga temat kryesore që Përfaqësuesi Special i BE-së/Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, diskutoi sot me anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Jehona Lushaku-Sadriu e LDK-së”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë./teve1.info/








