Talentin shqiptar Kevin Dodaj është kthyer në këtë sezon në protagonistin kryesor të lojës së Legia Gdansk në kategorinë e dytë në Poloni ku ai po shënon me rregullsi të vazhdueshme edhe gola me peshë.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe sot, teksa një gol i tij i ka dhënë suksesin ekipit në ndeshjen në shtëpi ndaj Odra Opole.
Në fakt, goli i 21-vjeçarit ka qenë i jashtëzakonshëm si për mënyrën e ekzekutimit, ashtu edhe për momentin kur erdhi, pasi vendosi fatin e sfidës.
Në zhvillimin e një goditje nga këndi, kur sapo nisi shtesa e ndeshjes dhe shifrat ishin 1-1, Dodaj lëshoi një goditje fluturimthi që përfundoi në rrjetë duke siguruar shifrat 2-1 dhe praktikisht fitoren për ekipin e tij.
Ky ishte goli i 5 i këtij sezoni për reprezetuesin e Shqipërisë U-21 me fanellën e Legia Gdansk, që mbetet në vendin e tretë në renditje, vetëm 1 pikë larg kreut që mbahet nga Polonia Varshava.









