Platforma qytetare “Liria ka emër” ka reaguar pas përfundimit të vizitës katërditore të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, platforma ka publikuar një mesazh në mbështetje të Krasniqit, duke e cilësuar qëndrimin e tij në Hagë si një tjetër betejë për liri, kësaj radhe për Kosovën, UÇK-në dhe historinë.
Në postim, Krasniqi përshkruhet si një njeri që ka qenë pjesë e dy betejave për liri, ndërsa mesazhi përmbyllet me fjalët “Atëherë, sot e përjetë! Baci Jakup”.
Postimi i plotë:
“Dy kohë të ndryshme, dy beteja për liri.
E para për të gjithë, e dyta sërish për të gjithë – për Kosovën, për UÇK-në, për historinë.
I njëjti njeri.
Stoik e çlirimtar,
Atëherë, sot e përjetë!
BACI JAKUP.”




