Salla është e mbushur me familjarë të viktimave.
Tragjedia e 33 vjetëve më parë, që mori jetën e 116 udhëtarëve në rrugën drejt Shkupit, u përkujtua të premten në Prishtinë, në një akademi përkujtimore.
Aksidenti ajror i Ohrit, i 20 nëntorit 1993, mbetet një nga tragjeditë më të rënda, që la pas dhimbje të pashlyeshme për familjet e viktimave, shumica shqiptarë nga Kosova.
Fadil Hyseni, humbi katër anëtarë të familjes, nga kjo tragjedi
Ndërsa Skender Mehmeti rrëfen momentin kur mori lajmin për vdekjen e vëllait.
E edhe 33 vjet pas tragjedisë, familjarët thonë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje zyrtare për shkaqet e aksidentit.
Aeroporti i Ohrit, në atë kohë, shërbente vetëm për aterrime në raste emergjencash.
Sipas dëshmitarëve, piloti, pas disa rrotullimeve mbi aeroport, u përplas me një mal në afërsi të tij.






