Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara në vlerë mbi 4 mijë euro gjatë kontrollit të një kamioni që transportonte mallra të deklaruara nga një operator ekonomik.
Sipas njoftimit zyrtar, kamioni ishte përzgjedhur për kontroll të detajuar përmes mekanizmave të menaxhimit të riskut.
Mallrat e zbuluara përfshijnë 11 mijë e 520 paketime prezervativësh, me nga tre copë secila, si dhe 400 cigare elektronike.
“Vlera e përgjithshme e këtyre mallrave, pa përfshirë detyrimet doganore dhe tatimore, vlerësohet të jetë rreth 4,400 euro”, thuhet në njoftim.
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet përmes mekanizmave të menaxhimit të riskut, me qëllim të parandalimit të rasteve të mosdeklarimit të mallrave dhe zbatimit të legjislacionit në fuqi./teve1.info/







