Por vetëm kaq mund të shihej në mëngjesin e kësaj të enjteje në shtëpinë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Ai qysh para orës 09:00, ishte sjellë nga zyrtarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në shtëpinë e tij, në ditën e dytë të vizitës, e cila është për shkak të gjendjes së rënduar të gruas së tij.
Aty përveç banorëve të lagjes, nuk lejohej askush të hynte.
Policia e Kosovës ishin ata që mbanin rendin dhe ligjin para shtëpisë së Krasniqit.
Zyrtarët e EULEX-it ishin pozicionuar rreth 100 metra më poshtë.
E madje, pushimin nganjëherë e bënin edhe në këtë formë.
Lagjen Velania për orë të tëra e kishte kapluar qetësia.
E vetëm 10 minuta para se ora të shënonte 17:00, ekipet e EULEX-it erdhën aty.
Ora e paraparë për të qëndruar Krasniqi me familje kishte përfunduar.
Nën masa të rrepta sigurie dhe nën përcjelljen e një ambulance për çdo rast, Krasniqi u pa teksa dilte nga shtëpia e tij.
I njëjti u dërgua përsëri te zyrat e EULEX-it në Kosovë, pasi që sipas informacioneve jozyrtare, i njëjti besohet se do të qëndrojë edhe 2 ditë në Kosovë.



