TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dosja e prokurorisë për vrasjen në Suharekë: Hoti vrau Dakajn me disa plumba

Dosja e Prokurorisë ka zbardhur detaje tronditëse nga vrasja e Sylë Dakajt në Suharekë. Sipas dosjes, Rrahman Morina e vrau me disa plumba Dakajn, duke qëlluar me armë zjarri fillimisht në xhamin e veturës, e më pas duke hapur derën e automjetit dhe duke qëlluar përsëri në trupin e viktimës.

by Jona Kelmendi
18 minuta ago
0 0
A A

Dosja e Prokurorisë ka zbardhur detaje tronditëse nga vrasja e Sylë Dakajt në Suharekë. Sipas dosjes, Rrahman Morina e vrau me disa plumba Dakajn, duke qëlluar me armë zjarri fillimisht në xhamin e veturës, e më pas duke hapur derën e automjetit dhe duke qëlluar përsëri në trupin e viktimës.

Sylë Dakaj mbeti i vrarë në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë, pasi u godit disa herë me plumba nga Rrahman Hoti.

Dosja e Prokurorisë ka zbardhur detaje të rënda.

Rrahman Hoti dyshohet se fillimisht gjuajti me armë zjarri në drejtim të veturës së Dakajt, duke goditur xhamin e ulëses së shoferit, ku ndodhej viktima.

Brenda veturës, ndodheshin edhe bashkëshortja e tij, dhe vajza e mitur.

Pasi goditi xhamin e vetueës, Rrahman Hoti e hapi derën duke e goditur Dakajn edhe me disa plumba të tjerë.

Gjithë ky krim, dyshohet se ndodhi për një mosmarrëveshje për parking.

Armën të cilën e kishte në posedim Hoti dyshohet se ishte me leje, përkundër që në Kosovë u kthye pasi e dëboi Zvicra, si shkak i përfundimit të burgimit 19 vjeçar, pas vrasjes së bashkëshortes.

“Kthimi i tij në Kosovë ashtu, ashtu përcillet nga institucionet tona të sigurisë, edhe të policisë, edhe të prokurorisë, edhe të gjykatës, për arsye se kemi të bëjmë me një person i cili ka marrë jetën e gruas së tij, dhe ndërkohë kemi informacione se fëmija e tij, pastaj nuk e ka pranuar si prind që të jetë në prezencë me ta. Prandaj, unë mendoj se institucionet e sigurisë në bazë të databazës që i kanë, edhe prokuroria, edhe gjykata, bashkë ta përcjellin një person”, thotë ish-koloneli i policisë Refki Morina.

Në rast se kjo vërtetohet, sipas njohësve të ligjit, konsiderohet si lëshim i rëndë.

“Kjo është lëshim i institucioneve të rendit dhe sigurisë sepse secili person i cili aplikon për posedim të armës me leje, natyrisht hapi i parë që duhet të bënin organet e sigurisë, do të ishte verifikimi i statusit të personit i cili aplikon për armë që të verifikojë i njëjti a ka precedent penal dhe cilat janë arsyet e precedentit penal e pas këtij vlerësimi atëherë do duhej të vazhdohej me tutje”, thotë Anton Nrecaj-jurist.

Televizioni ka dërguar pyetje për dhënien e lejes për armë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, mirëpo deri në publikimin e kronikës nuk ka pranuar përgjigje.

Por, në kërkesën për paraburgim ndaj Rrahman Hotit, Prokuroria e ka ngarkuar atë edhe me “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Era e fuqishme shkaktoi dëme në Prizren dhe Krushë të Madhe

​Era e fuqishme shkaktoi dëme në Prizren dhe Krushë të Madhe

Hasani: Nisma e re për Ligjin e Speciales mund të jetë pjesë e diplomacisë

Hasani: Nisma e re për Ligjin e Speciales mund të jetë pjesë e diplomacisë

Kosova vendi i pestë më i sigurt në Evropë, pas lë Islandën, Zvicrën, Lituanin e Norvegjinë

Kosova vendi i pestë më i sigurt në Evropë, pas lë Islandën, Zvicrën, Lituanin e Norvegjinë

Parkingu pranë QKUK bëhet me pagesë

Parkingu pranë QKUK bëhet me pagesë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën