Një shtetas i huaj është arrestuar sërish në Vërmicë, pasi dyshohet se kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës, vetëm pak orë pasi ishte deportuar nga vendi.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari fillimisht ishte ndaluar dhe intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit ishte deportuar nga territori i Kosovës rreth orës 14:30.
Megjithatë, vetëm disa orë më vonë, në orën 17:59, i njëjti është hasur përsëri brenda territorit të Kosovës.
Pas kësaj, ai është arrestuar sërish dhe, me vendim të prokurorit kompetent, është dërguar në mbajtje.
“Raportohet se është ndaluar i dyshuari shtetas i huaj pasi që i njëjti kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është deportuar, ndërkaq në orën 17:59 i dyshuari i njëjtë është takuar përsëri në territorin e Kosovës. I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.







