Një person është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në shtëpinë e tij në Zubin Potok, ku jetonte i vetëm.
Policia raporton se rasti është raportuar më 18 nëntor, rreth orës 20:20, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe ekipi i emergjencës.
Viktima është transportuar me autoambulancë në spital, por mjekët kanë konstatuar se kishte arritur pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.







