Një person ka mbetur i plagosur rëndë pas një sulmi nga disa persona në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur më 18 nëntor, rreth orës 19:20, njofton Policia e Kosovës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur njolla gjaku, ndërsa Policia ka sekuestruar edhe një thikë.
Viktima, mashkull kosovar, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin, Policia ka intervistuar një person të dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është liruar.
Ndërkohë, i dyshuari kryesor vazhdon të jetë në arrati dhe po kërkohet nga Policia.







