Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, në Shenzhen të Kinës, në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).
“Ne kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer për shumë vite. Njihemi prej kohësh dhe mendoj se nga kjo mund të dalin shumë gjëra të mrekullueshme, ose të paktën mund të jetë një fillim. Por mendoj se do të ketë rezultate konkrete”, i tha Trump Putinit.
Një video e publikuar nga Shtëpia e Bardhë tregon dy presidentët duke shtrënguar duart, ndërsa Trump i pëshpërit shkurtimisht Putinit në fillim të takimit të tyre dypalësh.
Në një tjetër video të publikuar nga llogaria e Shtëpisë së Bardhë, Rapid Response, në rrjetin social X, Trump shihet duke treguar me gisht nga Putini dhe duke thënë: “Ai është miku im”.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, Trump dhe Putin pritet të zhvillojnë më vonë gjatë ditës së enjte një takim historik trepalësh, në kuadër të samitit.










