Forcat izraelite kanë vrarë të paktën tre palestinezë gjatë operacionit të ri në Gazën qendore, kanë njoftuar zyrtarët mjekësorë, shkruan Al Jazeera.
Raportohet se familjet kanë ikur nga pjesa veriore e kampit të refugjatëve në Nuseirat të mërkurën, si dhe në zonat afër operacioneve të ushtrisë izraelite.
të mërkurën herët, ushtria izraelite tha se operacioni synon “të eliminojë një rrezik”ndaj forcave të tyre që operojnë në zonën e Vijës së Verdhë.
“Vija e Verdhë” përcakton zonën e pushtuar nga Izraeli në Gaza dhe u vendos sipas “armëpushimit” në Gaza të tetorit 2025.
Hamasi e ka dënuar operacionin duke e cilësuar si një “shkelje flagrante e marrëveshjes së armëpushimit”.
Hamasi tha se i mban Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara përgjegjëse për “pasojat e operacionit ushtarak dhe krimet e kryera kundër civilëve”.
Përpara njoftimit të operacionit izraelit, dy sulme me dronë izraelitë në Rripin e Gazës vranë të paktën dy persona, thanë zyrtarët e spitalit.










