Dy muaj pas u dënua me 25 vite burgim, ish presidenti Hashim Thaçi paraditen e së martës u rikthye edhe një herë në sallën e gjyqit.
E bashkë më të ishin edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Faziu e Hajredin Kuçi.
Përveç Kilaj që u shpall i pafajshëm, Thaçi, Smakaj, Fazliu u shpallën fajtor për vepra penale që lidhen me pengim të drejtësisë dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Kjo Gjykatë iu ndau këtyre 41 muaj burgim.
E për të dëgjuar fjalën përfundimtare të Gjykatës në Hagë kishte shkuar edhe Fahri Fazliu, djali i të akuzuarit Fadil Fazliu.
Ai e quajti të padrejtë vendimin për dënim prej 12 muajsh burgin ndaj babait të tij dhe të akuzuarve të tjerë.
“Vendim i padrejtë, ne menduam dhe besuam që do të ketë pafajësinë e të gjithëve jo dënime, kjo mendoj që është një gjykatë e padrejtë e them më përgjegjësi sepse të gjithë këta janë të pafajshëm”, ka thënë Fazliu.
Të padrejtë vendimin, e konsideron edhe Artan Qerkini, avokat i licencuar për të mbrojtur raste në Gjykatën Speciale.
“Dy veprat për të cilat janë dënuar Smakaj dhe Fadil Fazliu nuk paraqesin fare vepër penale, kjo për faktin se janë dënuar për shkak se kanë tentuar të ndikojnë në dëshmitar e kjo tentativë e tyre për të ndikuar në dëshimtarë ka tentuar të pengojë persona zyrtarë në rastin konkret prokurorët e ZPS-së”, u shpreh Qerkini.
Madje sipas Qerkinit edhe shqiptimi i një muaj paraburgim me kusht ndaj Hajdrein Kuqit nuk ishte i drejtë.
“Poashtu, vlenë të përmend që z. Hajredin Kuçi,është dënuar vetëm pse e ka dërguar një sms, Z. Rrustem Mustafa ku ai thjeshtë e ka dhënë opinionin e tij që z. Mustafa ishte i mirë në deklarimet e tij në televizion, pra kjo është marrë vepër penale e kontaktit me dëshmitarët, mirëpo kontakti më dëshmitarët për plotësuar figurën e kësaj vepren penale do të duhej të ishte të ndryshimit të dëshmisë së tij”, tha tutje Qerkini.
Edhe sipas avokatit, Valdet Hoxha, pretendimet për të cilat u shpallën fajtor katër nga pesë të akuzuarit nuk qëndrojnë.
Por si do të llogariten dënimi prej 17 muajsh ndaj Hashim Thaçit?
“Nuk ka qëndruar z.Thaci në paraburgim prandaj edhe nuk ka si të zëvendësohet ky dënim në mbajtjen e paraburgimit sepse z. Thaci është në paraburgim që gjashtë vite për procesin e parë atë të krimeve të luftës dhe si ky dënim nëse mbetet i tillë është i ndarë dhe ka efekt tjetër dhe të pavarur nga procesi i parë gjyqësor”, tha Hoxha.
Gjykata e shpalli Thaçin fajtor për tentativë për pengim të personave zyrtarë, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës, duke e dënuar me 17 muaj burgim.
Kurse Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun me nga 12 muaj, ndërsa Hajredin Kuçin me një muaj burgim me kusht.






