Ujin që i depërtoi në garazh pasditen e së hënës, po mundohet ta largojë edhe sot.
E kjo punë, i është bërë rutinë Aziz Mirënes, pothuajse sa herë që Fushë Kosova, përballet me reshje të shiut.
Nga këto të fundit, të hënën e pësoi edhe një herë ky kompleks në rrugën “Dardania”
Garazhi i këtij objekti, u mbush sërish me ujë.
“Na po kem problem se po na hyn uji, po grumbullohet në këtë lagjen në këto ndërtesat 5 katëshe e prej aty po deperton është mundu pronari me sanu pak mirëpo uji prap se prap po hyn në garazh po na i demton kerret e po duhet me nejt në gjendje gatishmërie që kur të bjen shi me i largu kerret përndryshe na i demton kerret”, ka thënë një banor.
E gjendja më e rëndë në hyrje të kësaj lagjeje, ishte të hënën.
Në ditët kur reshjet e shiut janë më të mëdha, kjo është pamja e zakonshme në hyrje të kësaj lagjeje.
“Këto vërshimet e djeshme shyqyr nuk po zgjasin me kohë të gjatë, se këtu po grumbullohet uji shumë, edhe mbrëmë është grumbullu por deri sa e hapen puseten atehere e perbiu por nga po grumbullohet bash në këtë pjesë. Nuk mundet asnjë njeri me kalu këndej pari në këmbë jo ka qenë ujë i mbulum”, u shpreh tutje banori tjetër.
E nga Komuna e Fushë Kosovës, thonë se e dinë problemin më të cilën po përballen këta banorë, por jo edhe zgjidhjen.
“Jemi në dijeni saktë edhe e dimë se çka ndodh. Mirëpo problemi është aty, sepse disa prej banesave aty janë ndërtuar mbi lumin Preshevë. Pra është bërë një, si me thënë, nëse kemi të drejtë t’ju bashkim një krim urbanistik, ku ndërtesat janë ndërtuar mbi lumë edhe çdo vërshim që vjen, pra ajo është pika më e ultë ku rrjedh uji, si nga rruga e Trenit ose këtë pjesën tjetër, që është nivel më i lartë edhe aty kemi domethënë gjithmonë vërshime. Edhe komuna është në dijeni, mirëpo kjo do të një investim shumë më i madh, edhe besoj që në bashkëpunim me ministri duhet me gjetur një zgjidhje se është një problem i trashëguar, pra që kërkon investime shumë të mëdha”, ka thënë Mjeku.
Por, Izja Mjekut, drejtor i shërbimeve publike, Komuna e Fushë Kosovës po bën përpjeke maksimale për t’i dalë në ndihmë qytetarëve.
“Problemi me kanalizimin dhe me rrjetin e ujësjellësit, domethënë ujë atmosferik komunën e Fushë Kosovës është problem i trashëguar prej një kohë të gjatë. Pra, sepse nuk është përcjellë infrastruktura ndërtimore me me kanalizime dhe me rrjetin e ujësjellësit. Pra, ky është një problem shumë i madh, një problem që kemi vazhdimisht ë domethënë vërshime dhe dalje nga pusetat e ndryshme ujë, e shiut edhe kanalizime. Mirëpo komuna e Fushë Kosovës është duke bërë përpjekje maksimale që ndihmë qytetarëve. E këto përpjekje i kemi bërë me KRU Prishtina edhe me Kekun, si edhe me kompanitë që kemi atë trashëgimi”, u shpreh tutje Mjeku.
Për problemin më vërshimet ne këtë lagje, Tëvë1 ka pyetur edhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe atë të Mjedisit.
Por këta, nuk kanë kthyer përgjigje.






