TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“I pritshëm, por i papranueshëm, Specialja ka tejkaluar kufijtë”, analistët për dënimin e Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

by teve1
31 minuta ago
0
A A
“I pritshëm, por i papranueshëm, Specialja ka tejkaluar kufijtë”, analistët për dënimin e Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre të bashkakuzuarve të tij, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, në rastin për pengim të drejtësisë, analistët e kanë cilësuar të pritshëm, por të papranueshëm.

Të ftuar në emisionin “Ditari” në Tëvë1, profesori, Artan Nimani dhe avokati, Emrush Kastrati kanë shprehur kritika ndaj vendimit dhe mënyrës së funksionimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Profesori, Artan Nimani ka deklaruar se, sipas tij, kjo gjykatë ka tejkaluar kompetencat e saj dhe ka keqpërdorur autorizimet që i janë dhënë nga Kuvendi i Kosovës.

“Çfarëdo vendimi që vjen nga gjykata e vendosur në Hagë për mua është i ditur, sepse janë vendime politike dhe të organizuara e të orkestruara diku tjetër. Por ajo që më shqetëson është se ai vendim është dhënë në emër të popullit të Kosovës”, ka deklaruar Nimani.

Ai ka kritikuar gjithashtu funksionimin e kësaj gjykate, duke kërkuar që, sipas tij, ajo të mos vazhdojë të ekzistojë për shkak të tejkalimit të kompetencave dhe keqpërdorimit të pushtetit.

“Duhet të jemi shumë koshientë dhe ta trajtojmë me seriozitet faktin se ajo trupë, ai ‘monstrum juridik’ që i është mbivendosur sistemit juridik të Republikës së Kosovës, duhet njëherë e përgjithmonë të pushojë së ekzistuari. Kjo për shkak se vazhdimisht është duke i tejkaluar kufijtë e vet dhe duke abuzuar me pushtetin që i është dhënë nga Kuvendi i Kosovës. Prandaj, cilido qoftë vendimi, pavarësisht nëse është më i lartë apo më i ulët, për mua është i njëjtë, sepse është një vendim i pritshëm. Kjo trupë, e vendosur në Hagë, sipas vlerësimit tim, është duke keqpërdorur autorizimet e dhëna dhe duke vepruar në kundërshtim flagrant me ligjet ndërkombëtare dhe me vetë vlerat mbi të cilat është themeluar Bashkimi Evropian. Njëkohësisht, kjo përbën edhe tallje me qytetarët e Kosovës”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, avokati, Emrush Kastrati ka thënë se vendimi i shpallur tregon, sipas vlerësimit të tij, probleme në funksionimin e rendit juridik të Dhomave të Specializuara.

“Tashmë në këtë kohë jemi mësuar që nga Dhomat e Specializuara në Hagë të dëgjojmë më shumë lajme të hidhura sesa të dëgjojmë diçka pozitive. Shpallja e sotme e aktgjykimit tregon se Dhomat e Specializuara në Hagë sikur e kanë humbur atë rendin e tyre juridik në ndarjen e drejtësisë së mirëfilltë”, ka thënë Kastrati.

Ai ka ngritur gjithashtu çështjen e dëmit të shkaktuar në rastet e pengimit të drejtësisë, duke theksuar se mbrojtja duhet t’i shfrytëzojë të gjitha shkallët e mundshme të ankimimit.

Kastrati është shprehur se pret që aktgjykimi të rrëzohet pas ankesës së mbrojtjes në shkallën e dytë.

“Pavarësisht faktit se bëhet fjalë për një pengim të mundshëm të drejtësisë dhe se në këtë rast gjykata nuk tregoi nëse është shkaktuar ndonjë dëm, ne gjithmonë themi se kur shkaktohet dëmi, atëherë kemi të bëjmë me vepër penale. Megjithatë, duhet të vazhdojmë të besojmë në drejtësi derisa të përfundojnë të gjitha shkallët e procedurës. Besoj se ky aktgjykim do të rrëzohet, përkatësisht do të pësojë fiasko pas ankesës së mbrojtjes në shkallën e dytë”, ka përfunduar ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu takon Presidenten e Parlamentit Evropian në Bruksel, kërkon hapa konkretë për anëtarësimin e Kosovës në BE

Haxhiu takon Presidenten e Parlamentit Evropian në Bruksel, kërkon hapa konkretë për anëtarësimin e Kosovës në BE

​Nis mbledhja e Kryesisë së Aleancës

​Nis mbledhja e Kryesisë së Aleancës

Gucati pas vendimit në Hagë: Nuk presim drejtësi nga një gjykatë që e konsiderojmë politike

Gucati pas vendimit në Hagë: Nuk presim drejtësi nga një gjykatë që e konsiderojmë politike

Mehmeti-Selimi reagon pas vendimit të Speciales: Dënimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve është i padrejtë

Mehmeti-Selimi reagon pas vendimit të Speciales: Dënimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve është i padrejtë

Xherdan Shaqiri mohon lajmet për largimin nga Baseli

Xherdan Shaqiri mohon lajmet për largimin nga Baseli

Kosova me fanella të bardha kundër Irlandës

Kosova me fanella të bardha kundër Irlandës

Mbi 51 mijë shikues në ndeshjen Irlanda – Kosova, sonte

Mbi 51 mijë shikues në ndeshjen Irlanda – Kosova, sonte

Rama: Shqipëria dhe Kosova mirëpresin përfshirjen e Japonisë në projektin e hekurudhës Durrës–Prishtinë

Rama: Shqipëria dhe Kosova mirëpresin përfshirjen e Japonisë në projektin e hekurudhës Durrës–Prishtinë

Haxhiu takon Presidenten e Parlamentit Evropian në Bruksel, kërkon hapa konkretë për anëtarësimin e Kosovës në BE

Haxhiu takon Presidenten e Parlamentit Evropian në Bruksel, kërkon hapa konkretë për anëtarësimin e Kosovës në BE

​Nis mbledhja e Kryesisë së Aleancës

​Nis mbledhja e Kryesisë së Aleancës

Gucati pas vendimit në Hagë: Nuk presim drejtësi nga një gjykatë që e konsiderojmë politike

Gucati pas vendimit në Hagë: Nuk presim drejtësi nga një gjykatë që e konsiderojmë politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën