TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Nëse vazhdon heshtja, do ta shfrytëzojmë të drejtën për protestë” – Paralajmërohet protestë para zyrës së BE-së pas vendimit në Hagë

Para zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë është zhvilluar një aksion simbolik nga iniciative qytetare “Jo në emrin tim”. Aty u kritikua heshtja institucionale brenda dhe jashtë vendit, derisa u paralajmëruan edhe protesta.

by Florijeta Dernjani
15 minuta ago
0 0
A A

Prezenca e tyre u shtua qysh para orës 12:00.

Zyrtarë policorë zunë vende në pothuajse çdo cep të hyrjes në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kjo pasi në mesditën e së martës, u paralajmërua aksion simbolik.

Kur koha afroi, u mblodhën edhe qytetarë.

Ky ishte baneri kryesor i këtij aksioni.

Ai u vendos edhe në dyert e këtij institucioni evropian.

“Ne besojmë se drejtësia nuk mund të jetë selektive, nuk mund të udhëhiqet nga paragjykimet dhe as të zbatohet me standarde të ndryshme, varësisht nga kombësia, historia apo përkatësia politike e të akuzuarve”, ka thënë Haziri.

Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim”, kërkoi llogari nga BE-ja për dënimet që Gjykata Speciale u ka shqiptuar të akuzuarve për krime lufte dhe pengimit të administrimit të drejtësisë.

“Evropë, ku është drejtësia sot? Si mund të shpjegohet se ata që udhëhoqën një luftë çlirimtare, sot përballen me një sistem gjyqësor, standarde të të cilit ngrejnë kaq shumë pikëpyetje. Ndërkohë që, përgjegjësit e aparatit shtetëror serb, të dënuar për krime të rënda kundër popullsisë civile shqiptare janë gjykuar nga një standard tjetër i praktikës ndërkombëtare”, u shpreh tutje Haziri.

Kjo pasi sipas tij, në Hagë u shpërfaqën shkelje të rënda në proceset ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Haziri renditi edhe kërkesat e tyre.

“Kërkojmë që parimet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, prezumimi i pafajësisë, barazia para ligjit, dhe e drejta për një gjykim të drejtë, të mos jenë standarde të zbatueshme sipas interesave politike, por detyrime universale”, theksoj tutje Haziri.

Nga “Jo në emrin tim”, nuk u përjashtua as mundësia e organizimit të protestave mbarëpopullore.

“Nëse vazhdohet me këtë heshtje, gjithashtu insticionale edhe këtë heshtje të institucioneve evropiane, pra ne nuk do t’i lejojmë dhe nuk do të mundemi të qëndrojmë të heshtur dhe do ta shfrytëzojmë të drejtën tonë për protestë”, përfundoj Haziri.

Thaçi dhe të tjerët morën një dënim në total me 3 vite e 6 muaj burgim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“I papranueshëm, turp” – Aktgjykimi që dëshpëroi sërish veteranët

“I papranueshëm, turp” – Aktgjykimi që dëshpëroi sërish veteranët

“Çdo ditë që i mbajnë peng aty është një padrejtësi”- kundërshtohet vendimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

“Çdo ditë që i mbajnë peng aty është një padrejtësi”- kundërshtohet vendimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë, evidentohen shkelje të sigurisë në punë

Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë, evidentohen shkelje të sigurisë në punë

Specialja cakton edhe dy seanca për fjalët përfundimtare, evitohet 17 Shkurti

Vdes një person me statusin e viktimës në procesin në Hagë, Specialja ia mundëson një familjari t’i vazhdojë procedurat

Kosova barazon me Izraelin, lëshon pikë vendimtare

Publikohet formacioni i Kosovës, Foda kthen Muriq në portë, sulmon Irlandën me Muriqin e Asllanin

“I papranueshëm, turp” – Aktgjykimi që dëshpëroi sërish veteranët

“I papranueshëm, turp” – Aktgjykimi që dëshpëroi sërish veteranët

“Nëse vazhdon heshtja, do ta shfrytëzojmë të drejtën për protestë” – Paralajmërohet protestë para zyrës së BE-së pas vendimit në Hagë

“Nëse vazhdon heshtja, do ta shfrytëzojmë të drejtën për protestë” – Paralajmërohet protestë para zyrës së BE-së pas vendimit në Hagë

Dita e 171-të e protestës në Tiranë, përplasje mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet një person

Dita e 171-të e protestës në Tiranë, përplasje mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet një person

“Çdo ditë që i mbajnë peng aty është një padrejtësi”- kundërshtohet vendimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

“Çdo ditë që i mbajnë peng aty është një padrejtësi”- kundërshtohet vendimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Edhe Kazakistani e mposht Kosovën U19

Edhe Kazakistani e mposht Kosovën U19

Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë, evidentohen shkelje të sigurisë në punë

Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë, evidentohen shkelje të sigurisë në punë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën