Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar për vendimin e Hagës ndaj Thaçit dhe të tjerëve për “pengim të drejtësisë” ku sipas tij ato janë vendosur nga pasojat e pengimit të drejtësisë.
Sipas tij, pas 34 vitesh të lindjës së UÇK-së në Hagë erdhi një tjetër proces dënues nga pasojat e pengimit të drejtësisë.
Poashtu thekson së kjo është mënyra se si Europa e sheh Kosovën duke iu referuar asaj si “dioptria europiane”.
“Në të vërtetë, nuk ka ndodhur, por është dioptria europiane se si e sheh Republikën e Kosovës në administrimin e politikave të brendshme, të paaftë dhe jo garantuese”, ka thënë Haziri.
Ndër të tjera ai përmendi se me 17 nëntor 1994, lindi ushtria me emërtimim UÇK, diku në Zvicër.







