Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka nisur seanca ku do të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për “pengim të drejtësisë”.
Gjykatësi Christopher Gosnel në fillim të fjalës së tij tha se Hashim Thaçi ishte kryesori në këtë grup.
Ai ka thënë se Thaçi akuzohet për mosbindje ndaj gjykatës, shkelje të procedurës e nxjerrje të informacionit.
“Thuhet se secili prej grupeve do të përcillte udhëzime nga një dëshmitari, ndërsa për Thaçin ndër tjerash thuhet se shpalosi informacionin konfidencial për vizitorët e tij, kështu duke shkelur fshehtësinë e gjykatës”, tha Gosnell.






