Policia e Kosovës ka njoftuar se çka sekuestroi në rastet e grabitjeve të argjendarive në Gjakovë.
Sipas njoftimit, gjatë bastisjeve në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur mjete qe dyshohen që janë përdorur gjatë grabitjes, një armë zjarri si dhe një sasi e konsiderueshme e parave të gatshme.
“Deri më tani në cilësi të provave materiale janë sekuestruar;
Para të gatshme (7330 euro) dhe (100 dollarë),
Një veturë golf 7,
Një sasi e arit,
Dy telefona,
Veshmbathje që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes”, theksohet në njoftim.
Ngjarja e parë me datë 5.11.2026 rreth orës 17:15 në rr. “Nënë Tereza” në Gjakovë, ka ndodhur një grabitje nga dy persona të maskuar dhe të armatosur, ku të njëjtit nën kërcënimin e armës kanë arritur të grabisin nga pronari i një argjendarie një sasi të arit dhe një sasi të të hollave dhe janë larguar në drejtim të panjohur
Ndërsa më datën 16.11.2026, rreth orës 16:50, në rrugën “Izet Hima” në Gjakovë, ka ndodhur edhe një tjetër rast i grabitjes në një argjendari, ku dy persona të panjohur, të maskuar dhe të armatosur, kanë kryer veprën penale të grabitjes, ku njëri nga të dyshuarit dyshohet se ishte edhe i armatosur./teve1.info/







