Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.
Sipas njoftimit të Presidencës, në takim është diskutuar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, avancimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e Finlandës për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Presidentja Shiroka Pula ka ritheksuar se anëtarësimi në NATO mbetet objektiv dhe prioritet strategjik i Kosovës, duke vlerësuar rëndësinë e mbështetjes finlandeze në këtë proces.
Po ashtu, është diskutuar edhe mundësia e rritjes së investimeve finlandeze në Kosovë, veçanërisht në teknologji, energji, inovacion dhe shërbime profesionale.







