TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Von der Leyen: Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm drejt BE-së

by tëvë1
15 minuta ago
0
A A
Von der Leyen: Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm drejt BE-së

Ballkani Perëndimor po ndërmerr hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa Shqipëria po shënon përparim mbresëlënës në rrugën e saj evropiane.

Kështu u shpreh presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë fjalës së saj në Forumin e Zgjerimit të BE-së. Von der Leyen theksoi se për herë të parë pas shumë vitesh, Bashkimi Evropian ka përpara një perspektivë reale të zgjerimit, duke veçuar Malin e Zi, që sipas saj po i afrohet përfundimit të negociatave të anëtarësimit, si dhe Shqipërinë, e cila po shënon përparim të rëndësishëm.

“Për herë të parë në shumë vite, kemi përpara perspektivën reale të një zgjerimi. Mali i Zi po i afrohet vijës së finishit të negociatave të pranimit. Shqipëria po bën përparim mbresëlënës. Si Moldavia, ashtu edhe Ukraina po përparojnë në rrugët e tyre evropiane përballë një presioni të jashtëzakonshëm. Dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor, vendet po ndërmarrin hapa të rëndësishëm në rrugën e tyre drejt anëtarësimit”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian.

Ajo theksoi se ekziston një vrull i ri për zgjerimin dhe se kjo mundësi duhet shfrytëzuar për të bashkuar popujt e Evropës dhe për të ndërtuar një Bashkim më të madh, ku më shumë qytetarë të jetojnë në liri, paqe dhe prosperitet. Gjatë fjalës së saj, Von der Leyen u ndal edhe te rëndësia strategjike e zgjerimit, duke nënvizuar se anëtarësimi i vendeve të reja nuk sjell përfitime vetëm për to, por e bën më të fortë dhe më të begatë të gjithë Bashkimin Evropian.  Sipas saj, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shumë për t’i ofruar Evropës, veçanërisht përmes potencialit të të rinjve dhe fuqisë së tyre në zhvillimin e Tregut të Përbashkët.

“Zgjerimi nuk ka të bëjë vetëm me atë që Evropa u ofron anëtarëve të rinj. Ka të bëjë edhe me atë që ata sjellin në Evropë”, theksoi Von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropian nënvizoi gjithashtu se Bashkimi duhet të përgatitet institucionalisht për anëtarësimin e vendeve të reja. Ajo përmendi nevojën për përmirësimin e procesit të vendimmarrjes, në mënyrë që një BE më e madhe të ruajë aftësinë për të vepruar me shpejtësi përballë sfidave globale. Një tjetër element i rëndësishëm, sipas saj, është integrimi gradual i vendeve kandidate përmes hapjes së sektorëve të Tregut të Përbashkët, në këmbim të zbatimit të reformave dhe respektimit të rregullave evropiane.

Von der Leyen theksoi se përparimi në reforma duhet të sjellë përparim në integrim dhe mundësi të reja ekonomike, ndërsa paralajmëroi se angazhimet për sundimin e ligjit dhe parimet themelore duhet të respektohen edhe pas anëtarësimit. Ajo bëri thirrje më tej për të njëjtin guxim dhe vendosmëri që udhëhoqi zgjerimet e mëparshme të BE-së, duke e cilësuar momentin aktual si një mundësi historike për bashkimin e mëtejshëm të familjes evropiane./RTSH/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama në Bruksel për Forumin e Zgjerimit të BE-së, takime me Costan dhe Metsolën

Rama në Bruksel për Forumin e Zgjerimit të BE-së, takime me Costan dhe Metsolën

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

​Rizvanolli: KOSTT-i dhe KEK-u nuk kanë pasur transaksione me kompani serbe gjatë qeverisjes sonë

​Rizvanolli: KOSTT-i dhe KEK-u nuk kanë pasur transaksione me kompani serbe gjatë qeverisjes sonë

Lukaku pensionohet nga Belgjika

Lukaku pensionohet nga Belgjika

Von der Leyen: Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm drejt BE-së

Von der Leyen: Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm drejt BE-së

Paralajmërimi për masa të reja, vlerësohet se shpejtë mund të konkretizohet

Opozita dënon skandalin me këngën nacionaliste serbe, kërkon përgjegjësi nga BE-ja dhe kritikon Qeverinë

Krasniqi kërkon dorëheqjen e Marta Kosit: Është e etiketuar si spiune e shërbimeve serbe

Krasniqi kërkon dorëheqjen e Marta Kosit: Është e etiketuar si spiune e shërbimeve serbe

Shiroka-Pula: Anëtarësimi në NATO mbetet synim strategjik i Kosovës

Shiroka-Pula: Anëtarësimi në NATO mbetet synim strategjik i Kosovës

I akuzuari për krime lufte, Jusuf Shujak: Po të isha fajtor nuk do isha kthyer në Gjakovë

I akuzuari për krime lufte, Jusuf Shujak: Po të isha fajtor nuk do isha kthyer në Gjakovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën