Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka deklaruar se anëtarësimi në NATO mbetet një nga synimet strategjike të vendit. Ajo këto deklarata i bëri në ceremoninë e 10-vjetorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT).
Shiroka-Pula ka vlerësuar rolin e NATO-s në historinë e Kosovës, duke rikujtuar kontributin e saj në çlirimin e vendit në vitin 1999 dhe duke e cilësuar Aleancën si simbol të lirisë dhe sigurisë së Kosovës.
Ajo poashtu ka theksuar se Kosova synon zhvillimin e mëtejshëm edhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me ushtarët e vendeve aleate.
“Ambicia e vendit është zhvillimi i mëtejmë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në mënyrë që ushtarët e saj një ditë të qëndrojnë krah për krah me ushtarët e vendeve aleate, duke kontribuar në sigurinë dhe paqen e përbashkët”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Tutje, presidentja ka vlerësuar gjithashtu kontributin e NALT-it gjatë dekadës së fundit në mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së dhe Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, përfshirë zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe strukturave institucionale./teve1.info/








