Profesori universitar dhe publicisti, Milazim Krasniqi, nëpërmjet rrjetit të tij social Facebook ka thënë që dorëheqja e Marta Kosit do duhej të ishte momentale pas skandalit me këngën nacionaliste serbe të lëshuar në Forumin e Zgjerimit të BE-së.
Sipas tij, e njëjta është e etiketuar si spiune e shërbimeve serbe.
“BE ka Marta Kosin në resorin e zgjerimit, e cila është e etiketuar si spiune e shërbimeve serbe. Ajo e ka shijuar këngën sepse di serbisht. Shkarkimi i saj do të duhej të ishte momental”, ka thënë profesori Krasniqi.
Tutje ai ka akuzuar edhe BE-në ku tha se kjo këngë e vendosur si “Melodi e Unitetit” është saktë ajo që shpreh qëndrimin e tyre ndaj Kosovës.
“BE nuk e njeh Kosovën si shtet, BE nuk i trajton në dialog Serbinë e Kosovën si palë të barabarta, BE tash sa vite nuk pranon të hapë kërkesën e Kosovës për anëtarësim”, theksoi ai.
Gjatë koncertit të së dielës në mbrëmje u prezantuan këngë nga secili vend i rajonit. Megjithatë, si përfaqësuese muzikore e Kosovës, në repertor u përzgjodh kënga „Oj Kosovo, Kosovo“, këngë nacionaliste serbe e interpretuar në një koncert në Bruksel, në prag të Forumit të Zgjerimit, që shkaktoi reagime dhe polemika të shumta. /teve1.info/







