Është Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
E në kuadër të saj, funksionon edhe njësia pediatrike.
Por, ky shërbim për fëmijët, nuk ofrohet në asnjë qendër tjetër mjekësore familjare në Prishtinë.
Madje, edhe këtu, të miturit mund të kontrollohen vetëm deri në ora 15:00 dhe atë gjatë ditëve të javës.
Kjo gjendje e krijuar, ka shtyrë prindërit që për fëmijët, t’i drejtohen mjekut familjar apo klinikave private, ku një kontrolle mjekësore kushton nga 20 deri në 30 euro.
“Duhet me pas, jo një por dy bile më së paku. I dërgon tek mjeku familjar, por ndërkohë i dërgon edhe në privat sipas mundësisë, kur nuk ka suksese te mjeku familjar duhet me dërgua tek privati”, thotë Bajram Kurteshi-qytetar.
E drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, thotë se e gjitha kjo është e përcaktuar me Udhëzimin Administrativ të vitit 2020.
“Tani i kemi në QKMF këtu. Është njësi e pediatrisë që merret më këtë lami. Bazuar në UA të mëhershëm po edhe në atë 04/20 janë të përcaktuar profilet të cilat punojnë dhe duhet të jenë në kujdesin parësorë në të cilën mund të mbahen dhe të rekrutohen punëtorë të rijnë pediatria nuk është njëra prej tyre. Në kuadër të kujdesit parësorë nuk parashihet të ketë pediatër, gjinekolog dhe profile të tjera specialistike siç është internisti, dermatologu apo ORL dhe të tjera”, sqaron Gashi.
Sipas këtij Udhëzimi Administrativ në QMF-të e tjera, nuk lejohet punësimi i pediatrëve me orar të rregullt.
“Familja do të ketë mjekun familjar dhe fëmijët tash e tutje do të kontrollohet te mjeku familjar dhe vetëm me rekomandim të mjekut familjar do të shkoj te pediatric. Nuk mendoj se duhet të kemi më shumë se sa që kemi kaq numrin e pediatërve që i kemi në QKMF, do të i majm këta si konsultant do të jenë në kujdesin parësorë shëndetësorë”.
E ky Udhëzim Administrativ, u nënshkrua nga ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Ky i fundit, thotë se përmes tij synohet të edukohet pacienti.
“Duhet të jetë një strategji e MSH-së që të merret me edukimin e publikut në kuptimin, pozitiv. Ne duhet të krijojmë besueshmëri te institucionet publike shëndetësore, sa më shumë që e rrisim besueshmërinë atëherë edhe ofrimi për të marrë shërbime është edhe për prindin, por edhe për pacientin. Kemi pasur një lloj agjende që fatkeqësisht është minimizuar roli i mjeku familjar ose janë parë me një sy tjetër e tek atëherë qytetari është detyruar që të marr shërbime ose direkt të shkoj tek niveli terciar në QKUK dhe spitale rajonale”, thotë Zemaj.
Por, partia në pushtet, thotë se po synon zgjerimin e shërbimeve pediatrike edhe në poliklinikat e tjera.
“Qeveria jonë shumë shpejt do të funksionalizojnë edhe më afër qytetarit shërbimet peditarike përmes poliklinikave të reja siç është rasti në Podujevë që tashmë është funksionale së shpejti do të i keni edhe në disa qytet të tjera të Kosovës siç është: Vitia, Rahoveci, Drenasi, Dragashi dhe Leposaviqi, prandaj në secilin cep të Komunave të Kosovës që kanë karakteristika gjeografike do të kenë mundësi të kenë qasje direkt tek pediatri”, thotë Sylejman Meholli, anëtar i Komisionit për Shëndetësi.
Kjo gjendje e krijuar, ka ngarkuar tejmase edhe shërbimin emergjent në Klinikën e Pediatrisë në QKUK,






