TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Një veturë doli nga rruga dhe përfundoi brenda garazhit të një banori në Druar të Vushtrrisë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Sipas pronarit, vetura drejtohej nga një i mitur, ndërsa ngjarja ka shqetësuar edhe fëmijët e familjes.

by Adea Mustafaj
2 minuta ago
0 0
A A

Ishte mbrëmja e së shtunës.

Astrit Tahiri nga fshati Druar i Vushtrrisë sapo kishte parkuar veturën në garazhin e tij.

Por, pa hyrë ende në shtëpi, një goditje e fortë u dëgjua në oborr.

Një veturë tjetër kishte përfunduar brenda garazhit të tij.

Sipas Tahirit, shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia e madhe.

“Dëmi është mjaft i madh. Rreth orës 21:00 të mbrëmjes, një bashkëfshatar nga pjesa e sipërme e fshatit ishte duke u lëshuar poshtë dhe pa frenuar, e ka goditur murin këtu, siç shihet. Dëmi është shumë i madh në veturë dhe në garazh”, tregon Astrit Tahiri-pronar i garazhës.

Kjo ngjarje i ka shqetësuar edhe fëmijët e Tahirit, të cilët e panë të gjithë momentin.

“Unë kam qenë me fëmijë në qytet. Kur jam kthyer, kam qenë duke hyrë brenda, saktësisht në ballkon, afër shtëpisë. Por zhurma ka qenë shumë e madhe. Fëmijët i kam futur brenda. Edhe ata janë shumë të shqetësuar, nuk kanë fjetur gjithë natë|, shprehet ai.

Ndërkaq, sipas Tahirit, shoferi i veturës që goditi garazhin ishte i mitur.

“Realisht nuk e di sa i ka pasur, por në bazë të pamjeve, ai ka qenë i mitur. Saktë nuk guxoj të them sa i ka pasur, por diku 15-16 vjeç, më shumë nuk ka qenë. Ka qenë i lënduar rëndë. Brenda një minute e kam lajmëruar Policinë dhe Emergjencën. Ka ardhur fillimisht ndihma e shpejtë dhe e ka marrë, pastaj ka ardhur Policia. Ne nuk kemi ndërhyrë, nuk kemi guxuar të bëjmë asgjë, sepse ka qenë në gjendje të keqe”, thotë ai.

Përveç shqetësimit që shkaktoi ngjarja, dëmet materiale, sipas Tahirit, janë të mëdha.

“Mua më ka shkaktuar shumë dëme. Tash komplet duhet të renovohet. Nuk jam i sigurt të fus më diçka këtu, e lëre më të hyjnë fëmijët. Realisht, vetura sillet diku 7-8 mijë euro, por kjo është thuajse e hedhur poshtë, nuk rregullohet. Muri është i dëmtuar, garazhi është i dëmtuar. Këto duhet të renovohen komplet”, ka thënë ai.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, të shtunën, në fshatin Druar të Vushtrrisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Auto Draft

Dyshohet për mbetje mortore pranë varrezave të Miradisë

Auto Draft

Prindërit në hall – Pediatria publike drejt shuarjes, por “lulëzojnë” klinikat private me çmime të larta

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Auto Draft

Dyshohet për mbetje mortore pranë varrezave të Miradisë

Auto Draft

Prindërit në hall – Pediatria publike drejt shuarjes, por “lulëzojnë” klinikat private me çmime të larta

Thaçi: Prokuroria më dha shumë tituj e grada, e vërteta është ndryshe

Aktgjykimi i radhës në Hagë- seanca vendimtare në rastin Thaçi 2

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën