Kosova U17 të shtunën pasdite u mposht 4:0 nga Kroacia në ndeshjen që u zhvillua në Karlovac të Kroacisë.
Kroatët dy gola i shënuan në pjesën e parë, kurse dy të tjerë në pjesën e dytë.
Luka Kolar e hapi serinë e golave në minutën e tetë. Për 2:0 shënoi Zvone Dacer
Lovra Benko e shënoi golin e tretë në minutën e 74-t.
Realizatori i golit të katërt ishte Marin Nekicnë minutën e 89-të.
“Dardanët” e rinj në ndeshjen e parë u mposhtën shumë thellë 8:1 nga Belgjika.
Kosova ndeshjen e fundit e luan më 17 nëntor ndaj Letonisë.
Ndërkohë të shtunën luajti edhe Shqipërisa U17 që fitoi 3:1 ndaj Skocisë.







