Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka thënë se nuk ka asnjë arsye për t’u ankuar lidhur me fushën, për të cilën ishin ankuar tri vjet më parë izraelitët kur humbën nga Kosova dhe sërish të premten gjatë përgatitjeve, para ndeshjes.
“Fusha është në gjendje shumë të mirë. Ne jemi përgatitur dje dhe ka përmirësime të mëdha në fushë. Kështu që kësaj radhe nuk kanë pese të ankohen izraelitët”, ka thënë Foda.
Ndeshja Kosova – Izraeli luhet të shtunën nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, aty ku “Dardanët” fituan para tre vjetësh me rezultatin 1:0. Golin e fitores e kishte shënuar Milot Rashica. Kosova në ndeshjen e parë me Izraelin kishte barazuar 1:1, ndërsa pa gola u mbyll dueli i zhvilluar më 1 tetor në Debrecen të Hungarisë.











